Shqipëria Postuar më 21 September 2026, 11:45

Ndërtimi po formalizohet - Rriten pagat dhe të ardhurat nga punësimi

Nga Elisabeta Dosku

Sektori i ndërtimit po shënon rritje të treguesve të formalizimit, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të raportuara për muajin qershor 2026. Krahasuar me qershorin e vitit 2025, paga bruto në sektor është rritur me 23%, ndërsa kontributet janë rritur me 25%. Një tjetër tregues me rritje të ndjeshme është Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, i cili rezulton 49% më i lartë.

Në të njëjtën periudhë, numri i punonjësve të deklaruar është rritur me 2,200 persona, në 65,241 të tillë, duke shënuar një tjetër tregues të zgjerimit të punësimit të deklaruar në këtë sektor. 

Administrata Tatimore e lidh këtë ecuri me zbatimin e Planit Sektorial dhe Planit Operacional të Ndërtimit, të cilët synojnë rritjen e formalizimit dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore e të punësimit.

ndertimi tatimet.jpg

Institucioni ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat e formalizimit do të vijojnë edhe në periudhën në vazhdim, me synim rritjen e mëtejshme të deklarimit të punonjësve, pagave dhe të ardhurave nga punësimi.

Të dhënat e qershorit 2026 tregojnë një rritje të njëkohshme të pagave të deklaruara, kontributeve, tatimit mbi të ardhurat nga punësimi dhe numrit të punonjësve të deklaruar në sektorin e ndërtimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat