Kthesë për emigrantët? - Gjermani, fitorja e Eralp hap një debat të ri

Fitorja e Die Linke në Berlin mund të sjellë një kthesë në mënyrën se si kryeqyteti gjerman trajton emigrantët dhe refugjatët. Por ndikimi do të jetë kryesisht lokal, pasi rregullat themelore të emigracionit, azilit dhe shtetësisë përcaktohen në nivel federal.
Elif Eralp ka mbrojtur gjatë fushatës një politikë më liberale integrimi. Die Linke kërkon që Berlini të përdorë hapësirat ligjore që ka për t'u dhënë më shumë mundësi qëndrimi personave që jetojnë prej vitesh në Gjermani, të përshpejtojë procedurat e natyralizimit dhe të përmirësojë aksesin e emigrantëve në punë, arsim, shëndetësi dhe strehim.
Një tjetër ndryshim i propozuar lidhet me refugjatët. Eralp kërkon largimin gradual nga strukturat e mëdha kolektive të strehimit dhe kalimin drejt apartamenteve ose strukturave më të vogla. Die Linke kundërshton gjithashtu dëbimet gjatë natës, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe personat vulnerabël, si dhe kërkon përdorimin më të gjerë të mundësive ligjore për të lejuar qëndrimin.
Por Berlini nuk mund të ndryshojë i vetëm politikën gjermane të emigracionit.
Në nivel federal drejtimi është aktualisht i ndryshëm. Qeveria e kancelarit Friedrich Merz ka vendosur si objektiv kufizimin dhe kontrollin më të fortë të migracionit, përshpejtimin e procedurave të azilit dhe kthimin më efikas të personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi. Në vitin 2026 kanë hyrë tashmë në fuqi ndryshime që lehtësojnë klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës dhe ndryshojnë procedurat që lidhen me dëbimet.
Edhe për marrjen e shtetësisë politika federale është bërë më restriktive krahasuar me reformën e mëparshme. Mundësia për natyralizim të përshpejtuar pas vetëm tre vjetësh është hequr, ndërsa pesë vjet qëndrim mbeten rregulli bazë, së bashku me plotësimin e kushteve të tjera.
Kështu, fitorja e Eralp krijon një kontrast brenda Gjermanisë: një Berlin që mund të kërkojë politika më integruese për emigrantët dhe një qeveri federale që po lëviz drejt kontrollit më të fortë të migracionit.
Dhe rezultati i zgjedhjeve tregon se vetë shoqëria gjermane nuk ka një qëndrim unik për këtë çështje.
Në Berlin, vetëm 37% e të anketuarve mbështetën qëndrimin për kufizim më të fortë të hyrjes së të huajve dhe refugjatëve, sipas ‘Infratest dimap’. Në Mecklenburg-Vorpommern, ku AfD doli forcë e parë, mbështetja për të njëjtin qëndrim ishte 55%.
Pra, Berlini nuk është domosdoshmërisht fotografia e Gjermanisë.
Fitorja e Elif Eralp mund ta bëjë kryeqytetin një laborator të një politike më liberale të integrimit. Por paralelisht, forcimi i AfD-së dhe kursi më restriktiv i qeverisë federale tregojnë se emigracioni do të vazhdojë të jetë një nga vijat kryesore të ndarjes politike në Gjermani.
Për emigrantët që jetojnë në Berlin, ndryshimi mund të ndihet konkretisht te administrata, natyralizimi, strehimi dhe integrimi. Për ata që duan të hyjnë apo të vendosen në Gjermani, megjithatë, rregullat kryesore vazhdojnë të përcaktohen nga Berlini federal, jo nga qeveria e qytetit.
“IA nuk do zhdukë njerëzimin” - Shefi i Nvidia hedh poshtë parashikimet për fundin e botës deri më 2030
Shefi ekzekutiv i Nvidia, ka deklaruar se ka “0% mundësi” që inteligjenca artificiale të çojë në zhdukjen e njerëzimit deri në vitin 2030. Jensen Huang i......
Metali që po trondit botën - Arma e re tregtare po kthehet në pikë të nxehtë mes Kinës, SHBA-së dhe Japonisë
Nëse dikush do të kërkonte një shembull të qartë se si po ndryshon ekonomia globale, ndoshta nuk do të mendonte për një metal të panjohur si itriumi. Por......
Nafta në rënie - Shpresat për diplomaci SHBA-Iran zbusin tensionet në tregje
Çmimet e naftës ranë mbi 2% të hënën, duke prekur nivelin më të ulët që prej 10 shtatorit, pasi tregjet reaguan ndaj shpresave për një përpjekje diplomatike......
7 mijë robotë - Rriten shitjet globale të humanoidëve, por tregu mbetet në fazat fillestare
Rreth 7 mijë robotë humanoidë u shitën në mbarë botën gjatë vitit të kaluar për përdorim industrial dhe shërbime profesionale, sipas të dhënave të Federatës......
Kosova në sistemin ATA Carnet - “Pasaporta e mallit” lehtëson eksportin e përkohshëm dhe procedurat doganore për bizneset
Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, duke u krijuar bizneseve vendase mundësi më të lehta për qarkullimin e përkohshëm të mallrave në......
Franca, borxh rekord - Detyrimet publike pritet të arrijnë rreth 120% të PBB-së, niveli më i lartë që nga 1978
Franca po përballet me një përkeqësim të mëtejshëm të financave publike, me borxhin shtetëror që pritet të arrijë në 119.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në......
Shqipëria firmos për burimet e Hënës - Çfarë fshihet pas marrëveshjes që firmoset me NASA-n?
Shqipëria bëhet pjesë e një nisme ndërkombëtare që synon të vendosë parimet mbi të cilat shtetet do të bashkëpunojnë në eksplorimin e Hënës, Marsit dhe......
Segmenti rrugor Elbasan-Papër/ Rama: Përfundon Loti 2 i projektit
Në segmentin rrugor Elbasan–Papër, pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, ka përfunduar Loti i 2-të. Kryeministri Edi......

