Shqipëria Postuar më 21 September 2026, 12:26

Bllokohet superstrada/ Dy netë kufizime në Tiranë–Durrës për montimin e trarëve

Nga Edel Strazimiri

rruge.jpg

Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet, për shkak të punimeve për zgjerimin e aksit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, sonte, më 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të ndërpritet qarkullimi në drejtimin Tiranë–Durrës, për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit.

Trafiku do të devijohet përmes rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas në rrugën dytësore, për t’u rikthyer në superstradë përmes rrugës dhe rampës së Rinasit në drejtim të Durrësit.

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, ARRSH rekomandon devijimin që nga rrethrrotullimi i Casa Italia, për të shmangur përdorimin e rampës provizore të Rinasit.

Ndërkohë, më 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Durrës–Tiranë.

Në këtë rast, trafiku do të devijohet përmes mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore deri pas mbikalimit të Kasharit, ku automjetet do të rikthehen në autostradë drejt Tiranës.

Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të sinjalizohen dhe orientohen që në mbikalimin Kashar–Thumanë për të vijuar në drejtimet përkatëse.

ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin dhe, nëse është e mundur, të shmangin këtë segment gjatë orarit të punimeve.

819652840_18341293705280226_4895712205769253898_n.jpg 794414091_18341293690280226_3649165796847058304_n.jpg

Shqipëria 21 September Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat