Tregu imobiliar, nën lupë - NAREA: Formalizimi mbetet ende sfidë

Matja e parë sistematike kombëtare e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme nxjerr në pah hendekun mes kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në praktikë.
Vrojtimi i realizuar nga NAREA gjatë periudhës 16 korrik deri më 7 gusht 2026 përfshiu 140 pyetësorë të plotësuar plotësisht dhe analizoi informalitetin, kuadrin ligjor, vetërregullimin dhe pajtueshmërinë me kërkesat kundër pastrimit të parave.
Sipas të dhënave, rreth 9 në 10 agjenci të përfaqësuara në kampion deklarojnë se janë të licencuara. Por vetë profesionistët e vlerësojnë nivelin real të formalizimit të tregut me vetëm 2.4 pikë nga 5.
Vetëm rreth 4 në 10 agjentë konsiderohen tërësisht të formalizuar dhe të licencuar, ndërsa rreth 3 në 10 vlerësohen si pjesërisht të formalizuar dhe po kaq si tërësisht informalë.
Një tjetër problem i evidentuar është konkurrenca e pandershme. Rreth 3 në 4 të anketuar e identifikojnë atë si shkakun kryesor të informalitetit. Sipas vrojtimit, operatorët informalë shmangin kostot që lidhen me licencimin, tatimet, dokumentimin, trajnimin dhe pajtueshmërinë, duke krijuar një disavantazh për subjektet që operojnë në mënyrë të rregullt.
NAREA propozon 15 rekomandime reformuese në 5 fusha, ndërsa ka përcaktuar edhe 10 indikatorë për monitorimin e sektorit deri në vitin 2030. Synimi është që formalizimi i tregut dhe zbatimi praktik i ligjit të mos mbeten vetëm objekt deklaratash, por të maten në mënyrë të rregullt dhe publike.
Ushqimet, mbi ritmin e BE/ Argëtimi kryeson shtrenjtimet. Si krahasohemi me Europën?
Rritja e përgjithshme e çmimeve në Shqipëri mbetet pranë mesatares europiane, por te produktet ushqimore diferenca me Bashkimin Europian është e dukshme. Të......
Si ndryshon legalizimi? - Speciale / Hap pas hapi, kush përfiton dhe cilat tarifa hiqen
Shqipëria ka ndërmarrë një hap të ri që synon të mbyllë një prej kapitujve më të gjatë të saj dhe më të komplikuar, atë të legalizimeve. Për shumë vite me......
Bllokohet superstrada/ Dy netë kufizime në Tiranë–Durrës për montimin e trarëve
Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet, për shkak të punimeve për zgjerimin e aksit. Sipas Autoritetit......
Google gjobitet 403 milionë € - Autoriteti irlandez gjen shkelje në përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave
Google është gjobitur me 403 milionë euro nga autoriteti irlandez për mbrojtjen e të dhënave, pas konstatimit të shkeljeve në mënyrën se si kompania......
ELBASAN–RROGOZHINË, GATI LOTI 2 - Korridori VIII / Ecuria e punimeve në 5 lotet e tjera
Ka përfunduar loti 2 i aksit Elbasan-Papër, pjesë e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII. Ky lot është një nga 6 fazat e para të këtij......
Më shumë biznese përdorin IA/ Sa përqind e shqiptarëve punojnë para kompjuerit?
Teknologjia po bëhet gjithnjë e më e pranishme në bizneset shqiptare, duke kaluar nga një mjet ndihmës në një pjesë të rëndësishme të mënyrës se si......
Java nis negativisht për valutat kryesore
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......
Fatura e karburanteve rritet/ Italia kaloi në vendin e parë në tetëmujor me rreth 9.5 mld lekë importe
Importet e lëndëve djegëse po i kushtojnë Shqipërisë gjithnjë e më shumë, ndërsa paralelisht po ndryshon edhe harta e vendeve nga ku sigurohen furnizimet. Në......

