Ujësjellës i ri në Mamurras - Karakaçi: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale

Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 20 mijë banorë të zonës urbane.
Janë kryer një sërë ndërhyrjesh, duke nisur me hapjen e tre puseve të reja, ndërtimin e një depoje të re, ndërtimin e tubacionit të transmetimit, ndërtimin e rrjetit shpërndarës dhe të sistemit të monitorimit SCADA, si dhe vendosjen e më shumë se 1 600 matësve të rinj. Të gjitha këto ndërhyrje kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit për të gjithë abonentët.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, si dhe drejtorin e AKUK, Fludian Çuka, inspektuan nga afër investimin e realizuar.
“Pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, nga i cili përfiton i gjithë qyteti i Mamurrasit, së shpejti do të nisin punimet edhe për fazën e dytë, e cila do të shtrihet edhe në zonat rurale, duke mbuluar shtatë fshatra. Ne jemi pothuajse në fazën përmbyllëse të hartimit të procedurës. Brenda 2-3 javëve shpallim procedurën e prokurimit për fazën e dytë, në mënyrë që viti pasardhës të na gjejë edhe me zgjerimin në zonat e fshatrave të Mamurrasit, që mendoj se e përmbyllim, si të thuash, gjithë këtë zonë”, deklaroi Karakaçi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej te investimet që Qeveria Shqiptare ka realizuar në qarkun e Lezhës, të cilat kanë në fokus përmirësimin e cilësisë dhe standardit të furnizimit me ujë, si dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
“Vetëm këtë vit ne përfunduam një projekt shumë të rëndësishëm me Bankën Gjermane KfW, që kishte një vlerë rreth 16 milionë euro dhe që ka të bëjë me zgjerimin e rrjetit të Shëngjinit dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Bashkinë e Lezhës, si dhe me trajtimin e ujërave të shiut dhe vendosjen e një sistemi për ujërat e shiut, ndërkohë që po bëhet edhe rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Kjo është vetëm faza e parë. Vazhdojmë tani edhe me fazën e dytë, që ka një vlerë prej rreth 26 milionë eurosh, me të cilën përsëri bëjmë përmbylljen e rrjetit të Shëngjinit, por edhe zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Janë pothuajse 40 milionë euro që do të investohen në Bashkinë e Lezhës për disa pjesë, sepse, sigurisht, ka zona turistike që duhet t’i mbulojmë edhe me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura. Impianti tashmë është rehabilituar, por ne po përpiqemi edhe ta zgjerojmë me fazën e dytë të projektit, si dhe me linjën e furnizimit të Shëngjinit”, u shpreh Karakaçi.
Buxheti rrit të ardhurat - Arkëtimet kalojnë planin, mblidhen 557.6 mld lekë në 8 muaj
Të ardhurat e buxhetit kanë vijuar rritjen gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke kaluar lehtë objektivin e planifikuar për periudhën. Sipas të dhënave paraprake......
Linjat “pengojnë” rrugët - ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit, futet Korridori VIII e Tiranë- Durrës
Ndërhyrjet në linjat e tensionit të lartë kanë qenë një prej problemeve që kanë sjellë vonesa gjatë realizimit të projekteve rrugore, për shkak të ndërthurjes......
Tregu imobiliar, nën lupë - NAREA: Formalizimi mbetet ende sfidë
Matja e parë sistematike kombëtare e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme nxjerr në pah hendekun mes kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në......
Ushqimet, mbi ritmin e BE/ Argëtimi kryeson shtrenjtimet. Si krahasohemi me Europën?
Rritja e përgjithshme e çmimeve në Shqipëri mbetet pranë mesatares europiane, por te produktet ushqimore diferenca me Bashkimin Europian është e dukshme. Të......
Si ndryshon legalizimi? - Speciale / Hap pas hapi, kush përfiton dhe cilat tarifa hiqen
Shqipëria ka ndërmarrë një hap të ri që synon të mbyllë një prej kapitujve më të gjatë të saj dhe më të komplikuar, atë të legalizimeve. Për shumë vite me......
Bllokohet superstrada/ Dy netë kufizime në Tiranë–Durrës për montimin e trarëve
Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet, për shkak të punimeve për zgjerimin e aksit. Sipas Autoritetit......
Google gjobitet 403 milionë € - Autoriteti irlandez gjen shkelje në përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave
Google është gjobitur me 403 milionë euro nga autoriteti irlandez për mbrojtjen e të dhënave, pas konstatimit të shkeljeve në mënyrën se si kompania......
ELBASAN–RROGOZHINË, GATI LOTI 2 - Korridori VIII / Ecuria e punimeve në 5 lotet e tjera
Ka përfunduar loti 2 i aksit Elbasan-Papër, pjesë e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII. Ky lot është një nga 6 fazat e para të këtij......

