Linjat “pengojnë” rrugët - ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit, futet Korridori VIII e Tiranë- Durrës

Ndërhyrjet në linjat e tensionit të lartë kanë qenë një prej problemeve që kanë sjellë vonesa gjatë realizimit të projekteve rrugore, për shkak të ndërthurjes së tyre me gjurmët e akseve në ndërtim. Për të shmangur situata të tilla, Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon një kontratë të posaçme për spostimin e tyre, me fond limit rreth 1.29 mld lekë apo rreth 13 mln euro.
Tenderi për punimet vjen pas procedurës së hapur më herët nga ARRSH për hartimin e projektit teknik të spostimit të linjave të tensionit të lartë, me fond limit rreth 166.7 mln lekë. Kjo kontratë përfshinte segmentet e Korridorit VIII në zonën Elbasan-Librazhd dhe zgjerimin e aksit Tiranë–Durrës.
Po ashtu, një element me interes është se ARRSH ka zgjeruar objektin e projektimit edhe për raste të tjera që mund të shfaqen gjatë zhvillimit të projekteve infrastrukturore. Termat e Referencës parashikonin se e njëjta kontratë mund të përdoret edhe për spostimin e linjave të tensionit të lartë në projekte të tjera rrugore apo infrastrukturore ku krijohen ndërhyrje me rrjetin e transmetimit të energjisë.
Më specifikisht, kjo përfshin edhe raste kur linjat e transmetimit ndodhen në gjurmën e një projekti rrugor, hekurudhor, energjetik, urban, industrial apo infrastrukture publike.
Ndërkaq, për Korridorin VIII, ndërhyrjet marrin rëndësi të veçantë për shkak të punimeve që po zhvillohen në disa segmente dhe problematikave që janë krijuar nga ndërthurja e gjurmës së rrugës me infrastrukturën ekzistuese energjetike.
Tregu imobiliar, nën lupë - NAREA: Formalizimi mbetet ende sfidë
Matja e parë sistematike kombëtare e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme nxjerr në pah hendekun mes kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në......
Ushqimet, mbi ritmin e BE/ Argëtimi kryeson shtrenjtimet. Si krahasohemi me Europën?
Rritja e përgjithshme e çmimeve në Shqipëri mbetet pranë mesatares europiane, por te produktet ushqimore diferenca me Bashkimin Europian është e dukshme. Të......
Si ndryshon legalizimi? - Speciale / Hap pas hapi, kush përfiton dhe cilat tarifa hiqen
Shqipëria ka ndërmarrë një hap të ri që synon të mbyllë një prej kapitujve më të gjatë të saj dhe më të komplikuar, atë të legalizimeve. Për shumë vite me......
Bllokohet superstrada/ Dy netë kufizime në Tiranë–Durrës për montimin e trarëve
Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet, për shkak të punimeve për zgjerimin e aksit. Sipas Autoritetit......
Google gjobitet 403 milionë € - Autoriteti irlandez gjen shkelje në përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave
Google është gjobitur me 403 milionë euro nga autoriteti irlandez për mbrojtjen e të dhënave, pas konstatimit të shkeljeve në mënyrën se si kompania......
ELBASAN–RROGOZHINË, GATI LOTI 2 - Korridori VIII / Ecuria e punimeve në 5 lotet e tjera
Ka përfunduar loti 2 i aksit Elbasan-Papër, pjesë e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII. Ky lot është një nga 6 fazat e para të këtij......
Më shumë biznese përdorin IA/ Sa përqind e shqiptarëve punojnë para kompjuerit?
Teknologjia po bëhet gjithnjë e më e pranishme në bizneset shqiptare, duke kaluar nga një mjet ndihmës në një pjesë të rëndësishme të mënyrës se si......
Java nis negativisht për valutat kryesore
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......

