Shqipëria Postuar më 21 September 2026, 11:52

Java nis negativisht për valutat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu edhe ajo është dobësuar gjatë këtyre dy ditëve pasi krahasuar me javën e kaluar është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 91.1 lekë dhe është shitur me 91.8 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq duket e qëndruehsme këtë të hënë duke mos pasur ndryshime të dukshme e të ndjeshme nga një javë më parë teksa është blerë sot me 96.2 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë.

Paundi britanik sakaq është dobësuar mëngjesin e sotëm pasi në raport me një javë më parë ka humbur pikë duke u blerë me 106 lekë dhe duke u shitur me 107 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat