“Truku” që ul benzinën - Çmimet e larta shtyjnë shoferët drejt etanolit

Çmimet e larta të karburanteve në Francë po i shtyjnë shoferët drejt një zgjidhjeje të pazakontë për të kursyer: përzierjes së benzinës me etanol.
Bëhet fjalë për E85, ose “superetanolin”, një karburant që shitet normalisht në pikat franceze dhe që përmban një përqindje shumë të lartë etanoli.
Sipas një investigimi të “Le Parisien”, diferenca e çmimit po bën që E85 të përdoret edhe nga drejtues automjetesh që nuk kanë makina të projektuara posaçërisht për këtë lloj karburanti.
Me një çmim rreth 84 cent për litër, disa shoferë po mbushin deri në gjysmën e serbatorit me E85 dhe pjesën tjetër me benzinë. Qëllimi është i thjeshtë: të ulin faturën për çdo furnizim.
Por kursimi ka edhe një rrezik.
Makinat e projektuara si “FlexFuel” mund të funksionojnë normalisht me E85. Problemi lind kur ai përdoret në automjete të zakonshme me benzinë. Në disa modele të reja, përzierja në nivele të larta bën që në kroskot të ndizet sinjali i defektit të motorit. Disa shoferë kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme, duke e ulur sasinë e E85 në rreth një të tretën e serbatorit.
Ekspertët paralajmërojnë se fakti që makina vazhdon të ecë nuk do të thotë se përdorimi është pa pasoja. Në automjetet që nuk janë përshtatur për këtë karburant, përdorimi i zgjatur mund të përshpejtojë konsumimin e komponentëve të motorit.
Fenomeni po merr përmasa në një moment kur Franca po përballet edhe me probleme furnizimi. Sipas raportimeve, rreth 10 deri në 15 për qind e pikave të karburantit kanë pasur mungesa të benzinës ose naftës.
Qeveria franceze thotë se nuk ka rrezik të menjëhershëm që vendi të mbetet pa karburant. Megjithatë, situata ka arritur deri aty sa ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, u ka kërkuar francezëve të favorizojnë punën nga shtëpia, duke reduktuar udhëtimet e përditshme.
Ajo që po ndodh në Francë tregon se kur benzina shtrenjtohet shumë, shoferët fillojnë të kërkojnë alternativa, edhe kur kursimi në pompë mund të ketë një kosto tjetër për makinën.
Pjesëmarrje e ulët në trajnime - ETF: Vetëm 1.7% e të rriturve shqiptarë rikthehen në arsimim
Tregu I punës kërkon aftësi të reja, por vetëm një pjesë shumë e vogël e të rriturve në Shqipëri rikthehen në trajnim pas përfundimit të shkollimit. Sipas......
Leku “mban fort” kursimet - BSH: Depozitat afatgjata në monedhën vendase ofrojnë kthime më të larta se ato në euro
Korriku është mbyllur me norma interesi të favorshme për depozitat afatgjata në lekë të bizneseve. Sipas raportit statistikor mujor të Bankës së Shqipërisë,......
Kthesë për emigrantët? - Gjermani, fitorja e Eralp hap një debat të ri
Fitorja e Die Linke në Berlin mund të sjellë një kthesë në mënyrën se si kryeqyteti gjerman trajton emigrantët dhe refugjatët. Por ndikimi do të jetë......
“IA nuk do zhdukë njerëzimin” - Shefi i Nvidia hedh poshtë parashikimet për fundin e botës deri më 2030
Shefi ekzekutiv i Nvidia, ka deklaruar se ka “0% mundësi” që inteligjenca artificiale të çojë në zhdukjen e njerëzimit deri në vitin 2030. Jensen Huang i......
Metali që po trondit botën - Arma e re tregtare po kthehet në pikë të nxehtë mes Kinës, SHBA-së dhe Japonisë
Nëse dikush do të kërkonte një shembull të qartë se si po ndryshon ekonomia globale, ndoshta nuk do të mendonte për një metal të panjohur si itriumi. Por......
Nafta në rënie - Shpresat për diplomaci SHBA-Iran zbusin tensionet në tregje
Çmimet e naftës ranë mbi 2% të hënën, duke prekur nivelin më të ulët që prej 10 shtatorit, pasi tregjet reaguan ndaj shpresave për një përpjekje diplomatike......
7 mijë robotë - Rriten shitjet globale të humanoidëve, por tregu mbetet në fazat fillestare
Rreth 7 mijë robotë humanoidë u shitën në mbarë botën gjatë vitit të kaluar për përdorim industrial dhe shërbime profesionale, sipas të dhënave të Federatës......
Kosova në sistemin ATA Carnet - “Pasaporta e mallit” lehtëson eksportin e përkohshëm dhe procedurat doganore për bizneset
Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, duke u krijuar bizneseve vendase mundësi më të lehta për qarkullimin e përkohshëm të mallrave në......

