“IA nuk do zhdukë njerëzimin” - Shefi i Nvidia hedh poshtë parashikimet për fundin e botës deri më 2030

Shefi ekzekutiv i Nvidia, ka deklaruar se ka “0% mundësi” që inteligjenca artificiale të çojë në zhdukjen e njerëzimit deri në vitin 2030. Jensen Huang i cilësoi si të ekzagjeruara paralajmërimet se IA mund të bëhet “supernjerëzore” dhe të shkatërrojë njerëzimin brenda kësaj dekade.
Deklaratat vijnë pas një debati ndërkombëtar mbi rreziqet e zhvillimit të shpejtë të IA. Ish-kërkuesi i Anthropic, ka argumentuar se sistemet e avancuara mund të përbëjnë rrezik ekzistencial, qëndrim që është mbështetur edhe nga dy studiues të tjerë të kompanisë.
Ai i ka cilësuar këto parashikime si narrativa katastrofike dhe ka thënë se frikësimi i publikut është i panevojshëm dhe i papërgjegjshëm. Sipas tij, parashikimet për një ngjarje që do të zhdukte njerëzimin “nuk janë të bazuara në shkencë”.
Ndërkohë, shqetësimet për përdorimin keqdashës të IA janë rritur. Anthropic ka dokumentuar raste ku grupe kriminale, aktorë shtetërorë dhe propagandistë kanë tentuar të përdorin modelet e avancuara për aktivitete që përfshijnë krijimin e armëve, patogjenëve dhe operacioneve të spiunazhit.
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të IA, përfshirë Dario Amodei të Anthropic, Sam Altman të OpenAI dhe Elon Musk, kanë bërë thirrje për më shumë kontroll mbi ritmin e zhvillimit të teknologjisë.
Në SHBA, debati është shtrirë edhe në politikë. Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar thirrjet për ngadalësimin e zhvillimit të AI, duke argumentuar se një hap i tillë mund t’i japë avantazh Kinës.
Ndërkohë, SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord të krijojnë një mekanizëm dialogu për IA, me synimin për të shkëmbyer paralajmërime dhe për të kufizuar rreziqet e mundshme të teknologjisë.
Metali që po trondit botën - Arma e re tregtare po kthehet në pikë të nxehtë mes Kinës, SHBA-së dhe Japonisë
Nëse dikush do të kërkonte një shembull të qartë se si po ndryshon ekonomia globale, ndoshta nuk do të mendonte për një metal të panjohur si itriumi. Por......
Nafta në rënie - Shpresat për diplomaci SHBA-Iran zbusin tensionet në tregje
Çmimet e naftës ranë mbi 2% të hënën, duke prekur nivelin më të ulët që prej 10 shtatorit, pasi tregjet reaguan ndaj shpresave për një përpjekje diplomatike......
7 mijë robotë - Rriten shitjet globale të humanoidëve, por tregu mbetet në fazat fillestare
Rreth 7 mijë robotë humanoidë u shitën në mbarë botën gjatë vitit të kaluar për përdorim industrial dhe shërbime profesionale, sipas të dhënave të Federatës......
Kosova në sistemin ATA Carnet - “Pasaporta e mallit” lehtëson eksportin e përkohshëm dhe procedurat doganore për bizneset
Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, duke u krijuar bizneseve vendase mundësi më të lehta për qarkullimin e përkohshëm të mallrave në......
Franca, borxh rekord - Detyrimet publike pritet të arrijnë rreth 120% të PBB-së, niveli më i lartë që nga 1978
Franca po përballet me një përkeqësim të mëtejshëm të financave publike, me borxhin shtetëror që pritet të arrijë në 119.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në......
Shqipëria firmos për burimet e Hënës - Çfarë fshihet pas marrëveshjes që firmoset me NASA-n?
Shqipëria bëhet pjesë e një nisme ndërkombëtare që synon të vendosë parimet mbi të cilat shtetet do të bashkëpunojnë në eksplorimin e Hënës, Marsit dhe......
Segmenti rrugor Elbasan-Papër/ Rama: Përfundon Loti 2 i projektit
Në segmentin rrugor Elbasan–Papër, pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, ka përfunduar Loti i 2-të. Kryeministri Edi......
Rama: Partneritet për natyrën - Nisma synon pastrimin e pyjeve, ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e zonave turistike
Mbrojtja e natyrës dhe ruajtja e territoreve turistike ishin në fokus të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë bisedës me banorë dhe sipërmarrës......

