Rama: Partneritet për natyrën - Nisma synon pastrimin e pyjeve, ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e zonave turistike

Mbrojtja e natyrës dhe ruajtja e territoreve turistike ishin në fokus të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë bisedës me banorë dhe sipërmarrës nga Pogradeci dhe Komani, Rama prezantoi idenë e krijimit të një partneriteti mes Ministrisë së Mjedisit dhe komuniteteve që zhvillojnë aktivitet turistik.
Sipas kryeministrit, do të nisin disa projekte pilot me komunitetet lokale, të cilat do të organizohen në shoqata dhe do të marrin përsipër angazhime konkrete për mbrojtjen e territorit. Mes tyre përmendi sinjalizimin e problematikave në pyje, pastrimin e mbetjeve, parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe prerjeve të paligjshme.
Rama tha se synimi është edhe krijimi i një fondi për mbështetjen e këtyre nismave jofitimprurëse, duke e cilësuar modelin si një formë vullnetarizmi për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe ekonomisë lokale.
“Do mundohemi të krijojmë një fond për ta mbështetur këtë iniciativë pa qëllim fitimi. Ky është vullnetarizëm sepse së bashku mbrojmë produktin e madh”, u shpreh Rama.
Duke iu referuar Lumit të Shalës, kryeministri e cilësoi atë një “brand” turistik që duhet mbrojtur në të gjitha aspektet, nga ruajtja e natyrës dhe higjiena, te mënyra e ndërtimeve dhe mirëmbajtja e pyjeve.
Sipas tij, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut nga zjarret duhet të jetë një nga prioritetet, pasi pastrimi i pyjeve mund të ndihmojë në minimizimin e pasojave. Rama theksoi se dëmtimi i mjedisit në këto zona prek edhe aktivitetin turistik dhe të ardhurat e komuniteteve që varen prej tij.
Rama: Shqipëria në rrugën e integrimit - Kryeministri rendit progresin e vendit dhe angazhimin prej 6 milionë dollarësh për objektivat e zhvillimit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), duke i lidhur ato me procesin e......
Rama niset drejt SHBA-së/ Kryeministri pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, takime në Nju Jork
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së......
Mbi 9.4 milionë turistë në 8 muaj - Gonxhja: Vizitorët e huaj rriten 5.3%, gushti pati mbi 2.4 milionë hyrje
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën......
Moody’s përmirëson perspektivën e Shqipërisë - Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave
Ministria e Financave ka bërë të ditur se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme”......
Si ka ndryshuar raporti i varësisë? - Gati 3 persona në moshë pune për çdo pensionist
Shqipëria po përballet me një ndryshim të rëndësishëm demografik ku numri i të moshuarve po rritet, ndërsa pesha e popullsisë në moshë pune po zvogëlohet. Ky......
17 ushtarakë shqiptarë në KFOR - Mbështetje ajrore edhe me një helikopter. Personeli do të vendoset në Ferizaj
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë me 17 ushtarakë dhe një helikopter në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, në Kosovë. Në Fletoren......
Frenohet “vrulli” i TEMU - AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri, pas bumit të porosive online gjatë 2025
Shqiptarët po e përdorin më pak postën në 2026. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se qytetarët kanë dërguar dhe......
Personat me aftësi të kufizuara - Ende vështirësi për të depërtuar në tregun e punës
Pavarësisht rritjes së numrit të personave me aftësi të kufizuara që kërkojnë punë, përfshirja e tyre në tregun shqiptar të punës vijon të përballet me......

