Shqipëria Postuar më 19 September 2026, 12:25

Mbi 9.4 milionë turistë në 8 muaj - Gonxhja: Vizitorët e huaj rriten 5.3%, gushti pati mbi 2.4 milionë hyrje

Nga Edel Strazimiri

Capture.JPG

Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat janë bërë publike nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se vetëm gjatë muajit gusht vendi priti mbi 2.4 milionë vizitorë të huaj.

Sipas ministrit, shifrat tregojnë konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit. Megjithatë, fokusi i politikave të ardhshme, sipas Gonxhes, është që rritja e numrit të vizitorëve të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Në këtë drejtim, prioritet do të jenë investimet cilësore, ekonomia e eventeve, rijetëzimi i trashëgimisë kulturore dhe zgjerimi i ofertës turistike gjatë gjithë vitit.

Qëllimi është që turizmi të sjellë më shumë punësim, të forcojë ekonomitë lokale dhe të krijojë më shumë të ardhura për familjet shqiptare, duke reduktuar njëkohësisht përqendrimin e aktivitetit vetëm në muajt e sezonit veror.
 
 
 
 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat