Itali, punonjësit e Apple në grevë - Kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta

Punonjësit e Apple në qytetet kryesore në Itali zhvilluan një grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe pagesa më të larta, pikërisht në ditën e lançimit të iPhone 18 Pro. Sindikatat deklaruan se lançimi i iPhone-ve të rinj, sjell më shumë punë për personelin e shitjes me pakicë të Apple.
Punonjësit e dyqaneve të Apple në Itali zhvilluan një grevë të premten, për shkak të kushteve të punës, pikërisht në ditën e lançimit të iPhone 18 Pro, versionit më të fundit të smartfonit kryesor të gjigantit amerikan të teknologjisë.
Sindikatat Filcams CGIL, Fiascast CISL dhe Uiltucs deklaruan se anëtarët e tyre refuzuan të punojnë gjatë gjithë ditës dhe organizuan protesta përpara dyqaneve kryesore të Apple në Romë, Milano dhe qytete të tjera të mëdha. Më shumë se 1600 punëtorë në 17 dyqane të Apple morën pjesë në grevë, sipas të dhënave të sindikatave.
Një zëdhënës i Apple deklaroi se, pavarësisht protestës, dyqanet operuan normalisht. Shitjet e iPhone 18 Pro filluan në të gjithë botën, ditën e premte. Smartfoni u prezantua javën e kaluar së bashku me Duo-n, telefonin e parë të palosshëm të Apple, i cili pritet të dalë në treg më 23 tetor.
Në Itali, çmimet me pakicë për iPhone 18 Pro do të fillojnë nga 1.489€, sipas dyqanit online të Apple. Sindikatat deklaruan se lançimi i iPhone-ve të rinj sjell më shumë punë për personelin e shitjes me pakicë të Apple, përshkrimet e detyrave të të cilëve janë gjithnjë e më konfuze dhe të përqendruara te ofrimi i shërbimit ndaj klientit.
Sindikatat kërkojnë punësimin e më shumë punonjësve, kalimin e punonjësve me kontrata afatshkurtra në kontrata të përhershme, si dhe stafit me kohë të pjesshme t'i jepet mundësia për të punuar më shumë orë, nëse e dëshirojnë këtë.
Zëdhënësi i Apple deklaroi se kompania ishte “krenare që ofronte paga dhe përfitime lider në industri”, duke veçuar mbulimin privat për shërbimet mjekësore, dentare dhe të shikimit, si dhe programin e saj të mbështetjes për shëndetin mendor dhe mirëqenien.
BE, karburanti çmime rekord - Ekspertët e BQE-së parashikojnë kulmin e marzheve të naftës në muajin tetor
Mbushja e një makine me karburant nuk ka kushtuar kurrë më shtrenjtë në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Komisionit Evropian që datojnë më......
Lehtësim për çmimin e karburantit - Gjermania, 2.5 miliardë euro subvencione për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta
Qeveria gjermane dhe shtetet federale kanë arritur një marrëveshje mbi masa me vlerë 2.5 miliardë euro që synojnë uljen e çmimeve në stacionet e benzinës dhe......
Marrëveshje SHBA-Danimarkë - Palët bien dakord, amerikanët garantë për sigurinë e përhershme të Groenlandës
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për Groenlandën, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që tha se marrëveshja......
Nafta me çmim tavan 219 lekë - Bordi cakton kufirin e ri, ndërsa benzina nuk do të kalojë 195 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas......
“Luftë” për qendra të vogla të dhënash - Anthropic dhe OpenAI, në kërkim të marrëveshjeve të reja
Kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale, janë në kërkim të qendrave të vogla të të dhënave, për ta shpërndarë në mënyrë më efikase fluksin e punës.......
Eksportet e drithërave nga Ukraina - Paraliza e transportit, miliona ton të korra të reja të bllokuara brenda vendit
Një rrezik i ri për mjaftueshmërinë e drithërave dhe çmimet ndërkombëtare të ushqimeve po formohet nga paraliza virtuale e eksporteve ukrainase nëpërmjet......
Pronat në bashkëpronësi - Si do bëhet kompensimi i subjekteve private për pjesët takuese
Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përcakton se si mund të zhvillohen pronat shtetërore në bashkëpronësi dhe çfarë përfitojnë subjektet......
1,197 biznese të reja në gusht - Shërbimet online, mbi 9 mijë aplikime
Muaji gusht ka sjellë një aktivitet të konsiderueshëm në shërbimet administrative për bizneset, me mijëra aplikime dhe procedura të kryera përmes kanaleve......

