BE, karburanti çmime rekord - Ekspertët e BQE-së parashikojnë kulmin e marzheve të naftës në muajin tetor

Mbushja e një makine me karburant nuk ka kushtuar kurrë më shtrenjtë në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Komisionit Evropian që datojnë më shumë se dy dekada më parë. Me çmimet mesatare më të fundit, mbushja e një serberatori makine me 50 litra kushton rreth 103 euro për benzinën dhe 108 euro për naftën.
Çmimet me pakicë të karburantit janë rritur që nga shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, duke shtuar presionet inflacioniste.
Një litër benzinë kushton një mesatare të ponderuar të BE-së prej 2.063 euro që nga 14 shtatori, ndërsa nafta 2.159 euro për litër.
Por çmimet ndryshojnë nga vendi në vend. Benzina është më e lira në Maltë, me 1.34 euro për litër, dhe më e shtrenjta në Danimarkë, me 2.56 euro. Nafta po ashtu nga 1.21 euro për litër në Maltë në 2.51 euro në Finlandë.
Furnizimet evropiane të naftës bruto po përballen gjithashtu me ndërprerje të mëtejshme pasi Saudi Aramco u tha të paktën dy rafinerive evropiane se nuk do të merrnin naftë sipas kontratave afatgjata në tetor pas një sulmi në tubacionin e Detit të Kuq.
Që nga fillimi i vitit 2026, çmimi mesatar i ponderuar i benzinës në BE është rritur me rreth 29%, ndërsa çmimi i naftës është rritur me gati 40%.
Çmimet më të larta të naftës bruto kanë nxitur gjithashtu inflacionin e energjisë si në eurozonë ashtu edhe në BE-në e gjerë. Qeveritë po përpiqen ta zbusin përkohësisht ndikimin përmes masave të tilla si uljet e detyrimeve të karburantit.
Ekspertët e BQE-së kanë deklaruar se përkeqësimi pritet të jetë i pranishëm të paktën edhe në muajin tetor.
Lehtësim për çmimin e karburantit - Gjermania, 2.5 miliardë euro subvencione për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta
Qeveria gjermane dhe shtetet federale kanë arritur një marrëveshje mbi masa me vlerë 2.5 miliardë euro që synojnë uljen e çmimeve në stacionet e benzinës dhe......
Marrëveshje SHBA-Danimarkë - Palët bien dakord, amerikanët garantë për sigurinë e përhershme të Groenlandës
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për Groenlandën, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që tha se marrëveshja......
Nafta me çmim tavan 219 lekë - Bordi cakton kufirin e ri, ndërsa benzina nuk do të kalojë 195 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas......
“Luftë” për qendra të vogla të dhënash - Anthropic dhe OpenAI, në kërkim të marrëveshjeve të reja
Kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale, janë në kërkim të qendrave të vogla të të dhënave, për ta shpërndarë në mënyrë më efikase fluksin e punës.......
Eksportet e drithërave nga Ukraina - Paraliza e transportit, miliona ton të korra të reja të bllokuara brenda vendit
Një rrezik i ri për mjaftueshmërinë e drithërave dhe çmimet ndërkombëtare të ushqimeve po formohet nga paraliza virtuale e eksporteve ukrainase nëpërmjet......
Pronat në bashkëpronësi - Si do bëhet kompensimi i subjekteve private për pjesët takuese
Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përcakton se si mund të zhvillohen pronat shtetërore në bashkëpronësi dhe çfarë përfitojnë subjektet......
1,197 biznese të reja në gusht - Shërbimet online, mbi 9 mijë aplikime
Muaji gusht ka sjellë një aktivitet të konsiderueshëm në shërbimet administrative për bizneset, me mijëra aplikime dhe procedura të kryera përmes kanaleve......
SHBA, marrëveshje 24 mld USD me Arabinë - Do t’i shesë 50 avionë luftarakë F-35, Kongresi ka rezerva
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një marrëveshje me Arabinë Saudite, prej rreth 24 miliardë dollarë, për shitjen e 48 avionëve të teknologjisë së fundit,......

