“Luftë” për qendra të vogla të dhënash - Anthropic dhe OpenAI, në kërkim të marrëveshjeve të reja

Kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale, janë në kërkim të qendrave të vogla të të dhënave, për ta shpërndarë në mënyrë më efikase fluksin e punës. Anthropic dhe OpenAI po shikojnë mundësinë e marrëveshjeve të këtyre përmasave, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendet nordike.
Anthropic dhe OpenAI janë në kërkim të marrëveshjeve për qendra të dhënash të vogla, të dedikuara për inteligjencën artificiale, sipas burimeve të cituara nga CNBC, ndërsa intensifikohet gara për të siguruar infrastrukturën e nevojshme. Gjatë vitit të kaluar, të dyja kompanitë kanë nënshkruar marrëveshje të mëdha për qendra të dhënash, me kapacitete që variojnë nga qindra megavat deri në gigavat. Por tashmë, kompanitë po kërkojnë marrëveshje për kapacitete kompjuterike të destinuara për instalime shumë më të vogla, në rangun e 20-30 MW.
Anthropic ka eksploruar mundësinë e marrëveshjeve të këtyre përmasave në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet nordike. Nga ana tjetër, OpenAI kishte shqyrtuar gjithashtu mundësitë për vendosjen e kapaciteteve më të vogla në rajonin nordik.
Të dyja kompanitë kanë njoftuar një mori marrëveshjesh për infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale, gjatë vitit të kaluar, ndërsa synojnë të trajnojnë dhe t'u shërbejnë me modelet e tyre përdoruesve fundorë. Marrëveshjet për të siguruar ndarje më të vogla të fuqisë kompjuterike u lejojnë kompanive të shpërndajnë ngarkesa pune më shpejt, mes bumit të IA-së.
“Ne po ndërtojmë një portofol të larmishëm të kapaciteteve kompjuterike, për të përmbushur kërkesën në rritje për inteligjencën artificiale në mbarë botën”, tha për CNBC një zëdhënës i OpenAI. “Ngarkesa të ndryshme pune kërkojnë infrastrukturë të ndryshme, ndaj ne po diskutojmë me një sërë partnerësh dhe po vlerësojmë mundësitë bazuar në kërkesat, performancën, besueshmërinë, afatet kohore dhe kostot tona”, shtoi ai.
Të dyja kompanitë, zakonisht marrin me qira kapacitete kompjuterike nga operatorët e qendrave të të dhënave dhe neocloud-et dhe kanë kërkuar marrëveshje afatgjata në shkallë të gjerë. Anthropic nënshkroi një marrëveshje “cloud” prej rreth 45 miliardë dollarësh me Nscale, nga e cila do të marrë me qira rreth 460 MW kapacitet kompjuterik.
Projektet e mëdha të qendrave të të dhënave në SHBA dhe në vende të tjera po hasin gjithnjë e më shumë në kundërshtime nga komunitetet lokale. Ky sektor ndodhet gjithashtu nën presion në pjesën më të madhe të Europës, ku ka mungesë të tokës dhe energjisë së disponueshme. Marrëveshjet për kapacitete më të vogla janë shpesh tërheqëse për shkak të shpejtësisë së arritjes së kapacitetit të përdorshëm.
Eksportet e drithërave nga Ukraina - Paraliza e transportit, miliona ton të korra të reja të bllokuara brenda vendit
Një rrezik i ri për mjaftueshmërinë e drithërave dhe çmimet ndërkombëtare të ushqimeve po formohet nga paraliza virtuale e eksporteve ukrainase nëpërmjet......
Pronat në bashkëpronësi - Si do bëhet kompensimi i subjekteve private për pjesët takuese
Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përcakton se si mund të zhvillohen pronat shtetërore në bashkëpronësi dhe çfarë përfitojnë subjektet......
1,197 biznese të reja në gusht - Shërbimet online, mbi 9 mijë aplikime
Muaji gusht ka sjellë një aktivitet të konsiderueshëm në shërbimet administrative për bizneset, me mijëra aplikime dhe procedura të kryera përmes kanaleve......
SHBA, marrëveshje 24 mld USD me Arabinë - Do t’i shesë 50 avionë luftarakë F-35, Kongresi ka rezerva
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një marrëveshje me Arabinë Saudite, prej rreth 24 miliardë dollarë, për shitjen e 48 avionëve të teknologjisë së fundit,......
Mali i Zi bën pagën minimale 1,400 euro/ Nga janari 2027 nis “Euro Model”
Mali i Zi synon një rritje të fortë të pagave duke nisur nga janari i vitit 2027. Qeveria ka miratuar paketën e ligjeve që i hap rrugën modelit të ri të......
Tapi falas për pronat pa letra/ Privatizohen oborret në përdorim, deri në 300 m
Qytetarët që kanë prej vitesh një shtëpi apo oborr në përdorim, por nuk kanë dokumente të plota pronësie, do ta kenë më të lehtë marrjen e tapisë. Në disa......
Prodhimi i energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët prodhuan 30% të energjisë në qershor
Energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin vendas, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ministri i Infrastrukturës dhe......
Dielli mbulon 30% të energjisë - Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin shqiptar gjatë muajve të thatë të verës
Rreth 30% e energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri gjatë muajit qershor është prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Sipas ministrit Karakaçi, kjo peshë......

