SHBA, marrëveshje 24 mld USD me Arabinë - Do t’i shesë 50 avionë luftarakë F-35, Kongresi ka rezerva

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një marrëveshje me Arabinë Saudite, prej rreth 24 miliardë dollarë, për shitjen e 48 avionëve të teknologjisë së fundit, F-35. Administrata Trump deklaroi se marrëveshja e propozuar do të ndihmonte në përmirësimin e aftësisë së Riadit për të penguar kërcënimet aktuale.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump miratoi shitjen e avionëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite, me një vlerë prej 24,3 miliardë dollarësh, një lëvizje që shihet si një mbështetje e madhe për mbretërinë, ndërsa përballet me sulme në rritje nga rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani.
Paketa përfshin shitjen e 48 avionëve luftarakë F-35 të kompanisë Lockheed Martin, avionët luftarakë më të avancuar në botë, si dhe 49 motorë avionësh të kompanisë Pratt & Whitney dhe pjesë të tjera.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke përmirësuar sigurinë e një aleati të rëndësishëm jashtë NATO-s, i cili është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në rajonin e Gjirit,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. Ky njoftim vjen në një kohë kur Huthi ka shtuar së fundmi sulmet ndaj objektivave në Arabinë Saudite dhe ka nisur një ofensivë tokësore për të marrë nën kontroll ngushticën Bab el-Mandeb, një pikë kalimi jetike për transportin e naftës.
Administrata Trump deklaroi se marrëveshja e propozuar do të ndihmonte në përmirësimin e aftësisë së Riadit për të penguar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, por “nuk do të ndryshonte ekuilibrin ushtarak në rajon”, duke iu referuar një politike të kahershme amerikane, sipas së cilës Izraeli duhet të ruajë një epërsi ushtarake ndaj rivalëve të mundshëm në Lindjen e Mesme. Kongresi ka 30 ditë për të shqyrtuar ose për të tentuar të bllokojë marrëveshjen dhe disa ligjvënës tashmë kanë ngritur shqetësime.
Kongresi ka vënë më parë në pikëpyetje marrëveshjet e armatimeve me Riadin, pas vrasjes në vitin 2018 të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, një kritik i njohur i mbretërisë. Në maj të vitit të kaluar, Trump e kishte vlerësuar Arabinë Saudite dhe udhëheqësit e saj, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi një angazhim të mbretërisë për të investuar 600 miliardë dollarë në disa marrëveshje me SHBA. Trump, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, e priti Princin e Kurorës në Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Mali i Zi bën pagën minimale 1,400 euro/ Nga janari 2027 nis “Euro Model”
Mali i Zi synon një rritje të fortë të pagave duke nisur nga janari i vitit 2027. Qeveria ka miratuar paketën e ligjeve që i hap rrugën modelit të ri të......
Tapi falas për pronat pa letra/ Privatizohen oborret në përdorim, deri në 300 m
Qytetarët që kanë prej vitesh një shtëpi apo oborr në përdorim, por nuk kanë dokumente të plota pronësie, do ta kenë më të lehtë marrjen e tapisë. Në disa......
Prodhimi i energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët prodhuan 30% të energjisë në qershor
Energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin vendas, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ministri i Infrastrukturës dhe......
Dielli mbulon 30% të energjisë - Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin shqiptar gjatë muajve të thatë të verës
Rreth 30% e energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri gjatë muajit qershor është prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Sipas ministrit Karakaçi, kjo peshë......
Rama: Transparencë me çmimet - Kryeministri kërkon nga supermarketet të bëhen pjesë e platformës për krahasimin e produkteve
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar rrjeteve të supermarketeve dhe furnitorëve më shumë transparencë në përcaktimin e çmimeve, duke paralajmëruar se fitimet......
Malaj: Po analizojmë marzhet e çmimeve - MF kërkon të identifikojë hapësirat për ndërhyrje fiskale në lehtësim të konsumatorëve
Ministria e Financave po analizon marzhet e fitimit në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimeve, nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori final.......
Ibrahimaj: Pse nuk po ulen çmimet ? - Qeveria kërkon transparencë nga supermarketet për çmimet, importet dhe marzhet e fitimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kërkuar më shumë transparencë nga rrjetet e supermarketeve për mënyrën se si formohen çmimet e......
Betohet Ervin Demo - Pushteti Vendor kalon te Ministria e Brendshme
Ervin Demo është betuar këtë të premte si ministër i ri i Punëve të Brendshme. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku Demo, me dorën mbi Kushtetutë,......

