Ibrahimaj: Pse nuk po ulen çmimet ? - Qeveria kërkon transparencë nga supermarketet për çmimet, importet dhe marzhet e fitimit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kërkuar më shumë transparencë nga rrjetet e supermarketeve për mënyrën se si formohen çmimet e produkteve në tregun shqiptar. Në një takim me supermarketet dhe furnitorët, ajo prezantoi nismën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila synon t’u japë konsumatorëve informacion të qartë për çmimet e produkteve dhe mundësinë për t’i krahasuar ato.
Ibrahimaj tha se Ministria u ka kërkuar rrjeteve kryesore listën e produkteve më të shitura, përfshirë artikujt ushqimorë të shportës dhe produktet e higjienës, si dhe çmimet e produkteve vendase dhe atyre të importuara. Sipas saj, pas një afati prej dy javësh, vetëm një nga rrjetet e supermarketeve ka dorëzuar informacionin e kërkuar.
Ministrja ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi arsyet pse forcimi i lekut dhe rënia e inflacionit të importuar nuk janë reflektuar në çmimet për konsumatorët. Duke iu referuar raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, ajo tha se inflacioni i importuar ka qenë në rënie gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
“Pse janë ato më të shtrenjta? Kush është hallka e zinxhirit që i rrit ato?”, u shpreh Ibrahimaj, duke theksuar se nisma synon pikërisht të analizojë këtë zinxhir dhe të identifikojë faktorët që ndikojnë në çmimet finale.
Në takim u diskutua edhe një tjetër propozim, për krijimin e një liste produktesh me vlerë të ulët, të cilat supermarketet do t’i ofronin me fitim minimal ose zero deri në fund të vitit, në mbështetje të shtresave në nevojë. Edhe për këtë listë, sipas ministres, vetëm një subjekt ka paraqitur propozimin e tij.
Ibrahimaj tha se “Pasqyra e Çmimeve” synon të nxisë konkurrencën dhe transparencën në treg, duke sjellë në vëmendje modele të ngjashme të përdorura në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali dhe Hungari. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive përgjegjëse për ekonominë dhe financat, me fokus te monitorimi i çmimeve dhe marzheve përgjatë zinxhirit të furnizimit.
Betohet Ervin Demo - Pushteti Vendor kalon te Ministria e Brendshme
Ervin Demo është betuar këtë të premte si ministër i ri i Punëve të Brendshme. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku Demo, me dorën mbi Kushtetutë,......
Zhdoganimi i automjeteve - Doganat miratojnë manualin e ri, do të vlerësohet edhe kilometrazhi
Administrata Doganore ka miratuar një manual të ri për vlerësimin e automjeteve të prodhuara brenda 10 viteve të fundit. Doganat kanë njoftuar se ky manuali......
Vitet e pritshme të pensionit/ Si renditet Shqipëria krahasuar me vendet e Europës?
Të arrish moshën 65 vjeç në Shqipëri do të thotë, statistikisht, të kesh përpara edhe rreth 19 vite jetë. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në......
Shqipëri–Slloveni, rritet bashkëpunimi ekonomik - Turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të diskutimeve për investime dhe partneritete të reja
Mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë u diskutuan në forumin e biznesit “Slovenia–Albania: An Economic Bridge”, zhvilluar në......
Ku shkon kredia e bizneseve? - Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues
Burrat marrin më shumë kredi, por gratë përfitojnë më shumë financim në raport me numrin e bizneseve që drejtojnë. Në vitin 2025, rreth 76% e kredive u dhanë......
Rruga Kombinat - Plepa/ Shpallet fituesi për segmentin 4.9 km, oferta 765.5 mln lekë
Me një ofertë prej 765.5 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat –......
Australia drejt Europës? - Pas Kanadasë, edhe Kanberra zbulon planet për Brukselin
Australia ka reaguar për herë të parë ndaj idesë së një anëtarësimi të mundshëm si “anëtare e asociuar” e Bashkimit Europian, pasi Brukseli hapi derën për një......
Si duhet të ndahet Shqipëria? - Propozime të reja për reformën territoriale
Harta e Shqipërisë pritet të ndryshojë, ku sipas draftit të mazhorancës, parashikohet që të shkrihen 15 bashki dhe numri total të shkojë në 46. Qendra ALTAX......

