Si duhet të ndahet Shqipëria? - Propozime të reja për reformën territoriale

Harta e Shqipërisë pritet të ndryshojë, ku sipas draftit të mazhorancës, parashikohet që të shkrihen 15 bashki dhe numri total të shkojë në 46.
Qendra ALTAX ka analizuar rreziqet që mund të sjellë reforma e re e propoozuar dhe depozituar në Kuvend propozime të reja.
Referuar analizës së ALTAX, projekti paraqet kufizime serioze që kërkojnë trajtim të kujdesshëm para miratimit. Së pari, vihet në dukje mungesa e analizës së detajuar të ndikimit. Konkretisht mungojnë llogaritjet e qarta për koston e tranzicionit (inventarizim, ristrukturim personeli, sisteme informacioni); ndryshimin e aksesit të qytetarëve te shërbimet (distancat reale, koha e udhëtimit, frekuenca e transportit publik); ndikimin në transferta dhe buxhete lokale për periudhën 2027–2030; riskun e koncentrim it të investimeve në qendrat e reja në dëm të periferive.
Së dyti, vërehet rreziku i largimit të pushtetit nga qytetari.
Bashkitë më të mëdha mund të sjellin ekonomi shkalle, por historikisht kanë rritur distancën mes vendimmarrjes dhe komuniteteve periferike. Statusi i “qytetit” me nënkryetar dhe përfaqësim proporcional është një garanci e dobët nëse nuk shoqërohet me: kompetenca reale të decentralizuara për qytetet përbërëse; buxhetim të detyrueshëm me pjesëmarrje për njësitë administrative; standarde të detyrueshme shërbimi (orare, sportel të lëvizshëm, kohë maksimale përgjigjeje).
Së treti, konstatohen rezerva lidhur me procesin e konsultimit të projektligjit. Së katërti nuk ka argmente të forta dhe garanci për qëndrueshmërinë fiskale dhe kapacitetin përthithës për fonde të BE-së. Së pesti nuk shihet të ndrysojë modeli lidhur me faktin se çfarë duhet të marrim nga mësimet e 2014-ës
Nisur nga analiza, ALTAX, i sugjeron Kuvendit, të kërkojë para miratimit një analizë të plotë të ndikimit për secilin nga 13 konsolidimet (kosto, akses, fiskalitet, rreziqe). Të forcojë dispozitat për kompetencat e qyteteve përbërëse dhe buxhetimin me pjesëmarrje. Krijimi i një bashkie më të madhe duhet të shoqërohet me mekanizma që garantojnë se qytetet dhe njësitë administrative përbërëse nuk humbasin aksesin në vendimmarrje dhe investime. Buxhetimi me pjesëmarrje mund të shërbejë si një mekanizëm për ta lidhur më drejtpërdrejt prioritetin e komunitetit me përdorimin e fondeve publike.
Të bëjë publik dhe të shqyrtojë rezultatet e konsultimeve lokale para votimit në seancë plenare dhe të vendosë tregues të qartë monitorimi dhe një rivlerësim të detyrueshëm pas tre vjetësh.
Reforma duhet të ketë një mekanizëm të matshëm për të vlerësuar rezultatet. Kostoja administrative për banor, koha e marrjes së shërbimeve, niveli i investimeve për territor, realizimi i të ardhurave, menaxhimi i borxhit dhe aftësia për të përfituar fonde të huaja janë ndër treguesit që mund të përdoren për të parë nëse konsolidimi ka sjellë përmirësim real.
ALTAX mbështet nevojën për bashki funksionale dhe të qëndrueshme fiskalisht
Sipas dokumentit, për qytetarin, suksesi i reformës nuk matet me faktin nëse harta ka 61 apo 46 bashki, por me fakti se sa shpejt dhe cilësisht merr shërbimet, sa afër e ka administratën, sa drejt shpërndahen investimet në territor, sa transparente janë taksat dhe shpenzimet publike dhe sa e fortë është llogaridhënia e drejtuesve vendorë dhe nëse nuk ka analiza të detajuara, garanci të forta për periferitë dhe monitorim të pavarur, reforma parashikohet të mbetet një ndryshim hartash pa arritur një përmirësim real i qeverisjes vendore.
7 mijë ㎡ për kafshët - Prona në rrethinat e Tiranës synohet për strehëza të reja
Rreth 7 mijë metra katrorë tokë e konfiskuar në rrethinat e Tiranës synohet të kthehet në një hapësirë për strehimin dhe mbrojtjen e kafshëve të......
Kosova, me turistët më besnikë/ Korriku thellon diferencën turistike, shqiptarët e Kosovës dominojnë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar me ritme të larta gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj po mbajnë peshën kryesore......
Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt......
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......
Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet
Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e......
BB: Rekord kapitali privat - Mbi 200 mld USD financim për ekonomitë në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka mobilizuar një nivel rekord të kapitalit privat për ekonomitë në zhvillim, duke e çuar këtë tregues në 112 miliardë dollarë gjatë......
Shqipëria, rritje rekord në fluturime/ Vendi kryeson rajonin, ndërsa Europa shënon një rritje shumë më të ulët
Shqipëria ka regjistruar një rritje të fortë të numrit të fluturimeve komerciale gjatë gushtit 2026. Sipas të dhënave të Eurostat numri i fluturimeve u rrit......
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Vetëm pak orë pasi Kuvendi kaloi ndryshimet nw ligjin për pagat e sistemit të drejtësisë, Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për shpalljen e......

