Rruga Kombinat - Plepa/ Shpallet fituesi për segmentin 4.9 km, oferta 765.5 mln lekë

Me një ofertë prej 765.5 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa. Fituese është shpallur kompania “Albavia”, teksa vlera e ofertuar është rreth 35% më e ulët se fondi limit.
Segmenti ka një gjatësi prej rreth 4.9 km, ndërsa afati i parashikuar për zbatimin e kontratës është 24 muaj. Ndërkohë, për të njëjtin aks është në zhvillim edhe procedura e tenderimit për lotin 3, me fond limit rreth 1.36 mld lekë dhe gjatësi rreth 4.35 km.
Në fazë më ta avancuar për rikonstruksionin e këtij aksi rrugor është loti 1, ku punimet nisën në fund të vitit 2024. Kontrata për këtë fazë është nënshkruar me bashkimin e operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”, me vlerë rreth 567.8 mln lekë, pa TVSH.
Rruga Kombinat – Ndroq – Plepa, me një gjatësi totale prej rreth 28 km, konsiderohet një aks alternativ i rëndësishëm që lidh kryeqytetin me Durrësin dhe zonat jugore të vendit. Sipas dokumentacionit të projektit, segmenti përshkon zona me densitet të lartë banimi dhe ka pësuar amortizim të konsiderueshëm ndër vite, çka ka ndikuar në uljen e parametrave të sigurisë dhe të qarkullimit. Përmes rikonstruksionit synohet përmirësimi i infrastrukturës, rritja e sigurisë rrugore dhe lehtësimi i lëvizjes për banorët dhe automjetet që përdorin këtë aks.
Australia drejt Europës? - Pas Kanadasë, edhe Kanberra zbulon planet për Brukselin
Australia ka reaguar për herë të parë ndaj idesë së një anëtarësimi të mundshëm si “anëtare e asociuar” e Bashkimit Europian, pasi Brukseli hapi derën për një......
Si duhet të ndahet Shqipëria? - Propozime të reja për reformën territoriale
Harta e Shqipërisë pritet të ndryshojë, ku sipas draftit të mazhorancës, parashikohet që të shkrihen 15 bashki dhe numri total të shkojë në 46. Qendra ALTAX......
7 mijë ㎡ për kafshët - Prona në rrethinat e Tiranës synohet për strehëza të reja
Rreth 7 mijë metra katrorë tokë e konfiskuar në rrethinat e Tiranës synohet të kthehet në një hapësirë për strehimin dhe mbrojtjen e kafshëve të......
Kosova, me turistët më besnikë/ Korriku thellon diferencën turistike, shqiptarët e Kosovës dominojnë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar me ritme të larta gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj po mbajnë peshën kryesore......
Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt......
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......
Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet
Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e......
BB: Rekord kapitali privat - Mbi 200 mld USD financim për ekonomitë në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka mobilizuar një nivel rekord të kapitalit privat për ekonomitë në zhvillim, duke e çuar këtë tregues në 112 miliardë dollarë gjatë......

