Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet

Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës rreth 47.6 miliardë lekë mallra, ndërsa importoi rreth 35.5 miliardë lekë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet drejt këtyre pesë tregjeve u rritën me 11.2%, ndërsa importet ranë me 7.7%. Si rezultat, suficiti tregtar u zgjerua nga rreth 4.4 miliardë lekë në 12.1 miliardë lekë, ose gati 2.8 herë më shumë.
Kosova mbetet tregu kryesor për mallrat shqiptare në rajon. Eksportet drejt saj arritën në 25.8 miliardë lekë, me një rritje prej 13.4%, ndërsa importet u rritën me 7.1%, në 10.1 miliardë lekë. Shqipëria regjistron kështu me Kosovën një suficit prej rreth 15.7 miliardë lekësh.
Pozitiv është edhe bilanci me Malin e Zi, ku eksportet u rritën me 8.9%, ndërsa importet ranë me 30.8%. Edhe me Bosnje Hercegovinën shitjet shqiptare u zgjeruan me 18.9%.
Me Serbinë, Shqipëria vijon të ketë deficit tregtar, por ai është ngushtuar në rreth 8.2 miliardë lekë, pasi eksportet u rritën me 6.3% dhe importet ranë me 7.6%. Përmirësim edhe më i fortë vërehet me Maqedoninë e Veriut, ku deficiti ra nga rreth 3.1 miliardë në vetëm 871 milionë lekë.
Edhe gushti ruajti një pjesë të kësaj tendence: eksportet drejt pesë vendeve u rritën me rreth 3.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet ranë me afro 14.6%.
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......
Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet
Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e......
BB: Rekord kapitali privat - Mbi 200 mld USD financim për ekonomitë në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka mobilizuar një nivel rekord të kapitalit privat për ekonomitë në zhvillim, duke e çuar këtë tregues në 112 miliardë dollarë gjatë......
Shqipëria, rritje rekord në fluturime/ Vendi kryeson rajonin, ndërsa Europa shënon një rritje shumë më të ulët
Shqipëria ka regjistruar një rritje të fortë të numrit të fluturimeve komerciale gjatë gushtit 2026. Sipas të dhënave të Eurostat numri i fluturimeve u rrit......
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Vetëm pak orë pasi Kuvendi kaloi ndryshimet nw ligjin për pagat e sistemit të drejtësisë, Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për shpalljen e......
Kur shtëpia prodhon para` - Si panelet dhe bateritë po ndryshojnë tregun e energjisë!
Kërkesa globale për energji elektrike po rritet shumë më shpejt sesa po zgjerohet infrastruktura që duhet ta prodhojë dhe ta shpërndajë atë. Qendrat e të......
Qiratë janë dyfishuar - Berlini në ethe, kryeqyteti gjerman përballet me mungesën e 211 mijë shtëpive
Kriza e banesave dhe rritja e fortë e qirave janë kthyer në çështjen kryesore për zgjedhjet lokale në Berlin, ku qytetarët votojnë më 20 shtator. Rreth 85% e......
Japonia trondit tregjet - Norma e interesit në nivelin më të lartë në 31 vite, ndërsa inflacioni shton presionin
Banka e Japonisë e çon interesin në 1.25%, ndërsa inflacioni dhe kostot e energjisë shtojnë presionin për shtrëngim të mëtejshëm Banka e Japonisë ka rritur......

