Shqipëri–Slloveni, rritet bashkëpunimi ekonomik - Turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të diskutimeve për investime dhe partneritete të reja

Mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë u diskutuan në forumin e biznesit “Slovenia–Albania: An Economic Bridge”, zhvilluar në kuadër të MOS Fair 2026 në Celje.
Në aktivitet mori pjesë drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, e cila diskutoi mbi potencialin për zgjerimin e partneriteteve dhe nxitjen e investimeve mes dy vendeve.
Gjatë vizitës, Saro zhvilloi edhe një takim me Leon Korošec, sekretar shteti në Ministrinë sllovene të Ekonomisë, Punës dhe Sportit. Në fokus ishin sektorët me potencial për investime në Shqipëri, veçanërisht turizmi malor, ndërsa u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit mes AIDA-s dhe SPIRIT Slovenia.
Pala sllovene shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në forume dhe aktivitete të rëndësishme ekonomike që do të zhvillohen në Tiranë.
Një tjetër sektor i diskutuar ishte industria e përpunimit të drurit, me theks te shkëmbimi i njohurive, inovacioni, produktet me vlerë të shtuar dhe mundësitë që ofron tregu shqiptar.
Forumi u organizua nga SPIRIT Slovenia dhe Instituti për Zgjidhje Strategjike (ISR), duke synuar krijimin e lidhjeve të reja mes komuniteteve të biznesit të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Ku shkon kredia e bizneseve? - Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues
Burrat marrin më shumë kredi, por gratë përfitojnë më shumë financim në raport me numrin e bizneseve që drejtojnë. Në vitin 2025, rreth 76% e kredive u dhanë......
Rruga Kombinat - Plepa/ Shpallet fituesi për segmentin 4.9 km, oferta 765.5 mln lekë
Me një ofertë prej 765.5 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat –......
Australia drejt Europës? - Pas Kanadasë, edhe Kanberra zbulon planet për Brukselin
Australia ka reaguar për herë të parë ndaj idesë së një anëtarësimi të mundshëm si “anëtare e asociuar” e Bashkimit Europian, pasi Brukseli hapi derën për një......
Si duhet të ndahet Shqipëria? - Propozime të reja për reformën territoriale
Harta e Shqipërisë pritet të ndryshojë, ku sipas draftit të mazhorancës, parashikohet që të shkrihen 15 bashki dhe numri total të shkojë në 46. Qendra ALTAX......
7 mijë ㎡ për kafshët - Prona në rrethinat e Tiranës synohet për strehëza të reja
Rreth 7 mijë metra katrorë tokë e konfiskuar në rrethinat e Tiranës synohet të kthehet në një hapësirë për strehimin dhe mbrojtjen e kafshëve të......
Kosova, me turistët më besnikë/ Korriku thellon diferencën turistike, shqiptarët e Kosovës dominojnë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar me ritme të larta gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj po mbajnë peshën kryesore......
Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt......
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......

