Ku shkon kredia e bizneseve? - Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues

Burrat marrin më shumë kredi, por gratë përfitojnë më shumë financim në raport me numrin e bizneseve që drejtojnë.
Në vitin 2025, rreth 76% e kredive u dhanë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga burrat dhe vetëm 24% për ato të drejtuara nga gratë. Kjo ndarje është normale, duke marrë parasysh që në krye të shumicës së bizneseve në Shqipëri qëndrojnë meshkujt. Për rrjedhojë, ka pasur kërkesë më të lartë dhe janë kanalizuar më shumë kredi për këtë gjini.
Pavarësisht se më shumë ndërmarrje drejtohen nga meshkuj, shkalla e penetrimit të financimit është më e lartë te femrat. Kjo do të thotë se në raport me numrin total të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë, këto të fundit kanë tërhequr më shumë financim nga bankat.
Shumica e kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndjekur më pas nga Durrësi.
Por për çfarë i përdorin këto kredi?
Biznesmenët marrin kredi kryesisht për aktive të qëndrueshme dhe pajisje, ndërsa femrat sipërmarrëse për kapital qarkullues. Një tjetër arsye e fortë është investimi i parave në pasuri të paluajtshme. Për sa i përket sektorëve, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që operojnë në tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike dhe motoçikletave, janë ato që kërkojnë më tepër kredi.
Huatë afatgjata janë më të preferuarat. Pas tyre, instrumentet më të zgjedhura për të siguruar financim, janë kartat e kreditit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë dhe overdraftet për ato të drejtuar nga burrat.
Rruga Kombinat - Plepa/ Shpallet fituesi për segmentin 4.9 km, oferta 765.5 mln lekë
Me një ofertë prej 765.5 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat –......
Australia drejt Europës? - Pas Kanadasë, edhe Kanberra zbulon planet për Brukselin
Australia ka reaguar për herë të parë ndaj idesë së një anëtarësimi të mundshëm si “anëtare e asociuar” e Bashkimit Europian, pasi Brukseli hapi derën për një......
Si duhet të ndahet Shqipëria? - Propozime të reja për reformën territoriale
Harta e Shqipërisë pritet të ndryshojë, ku sipas draftit të mazhorancës, parashikohet që të shkrihen 15 bashki dhe numri total të shkojë në 46. Qendra ALTAX......
7 mijë ㎡ për kafshët - Prona në rrethinat e Tiranës synohet për strehëza të reja
Rreth 7 mijë metra katrorë tokë e konfiskuar në rrethinat e Tiranës synohet të kthehet në një hapësirë për strehimin dhe mbrojtjen e kafshëve të......
Kosova, me turistët më besnikë/ Korriku thellon diferencën turistike, shqiptarët e Kosovës dominojnë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar me ritme të larta gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj po mbajnë peshën kryesore......
Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt......
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......
Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet
Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e......

