Shqipëria Postuar më 18 September 2026, 11:18

Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet 

Nga Ola Mitre

Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e propozuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që ka mbërritur në Kuvend për diskutim. 

Sipas projektligjit, fondi do të funksionojë si një mekanizëm i centralizuar financiar, që do të mbështesë politikën kombëtare të mbrojtjes së mjedisit dhe do të administrohet nga ministria përgjegjëse për mjedisin. Burimet e financimit do të përfshijnë buxhetin e shtetit, financime vendase dhe të huaja, si dhe të ardhura të tjera dytësore. Masa dhe struktura e kontributit buxhetor vjetor do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas parashikimeve buxhetore vjetore. Ndërkohë që, në përputhje me analizën financiare, krijimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit parashikon si kosto për buxhetin e shtetit një vlerë prej rreth 812 mln lekë në një hark 10‑vjeçar. Financimi i fondit do të realizohet nëpërmjet alokimeve vjetore buxhetore, pa përcaktim të një vlere fikse në ligj, duke garantuar fleksibilitet, në përputhje me prioritetet e kapacitetet fiskale. 

Ndryshimet ligjore parashikojnë që përmes këtij fondi të financohen projekte dhe veprimtari në fushën e mjedisit, si nga subjekte publike dhe private, ashtu edhe iniciativa të vetë ministrisë apo agjencive në varësi. Skema e financimit mund të mbulojë deri në 100% të kostos së projekteve të miratuara.

Në relacionin shoqërues, theksohet se krijimi i fondit vjen si përgjigje ndaj mungesës së një mekanizmi të qëndrueshëm financiar të dedikuar për mjedisin, duke qenë se aktualisht financimet janë të fragmentuara dhe jo të koordinuara. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat