Betohet Ervin Demo - Pushteti Vendor kalon te Ministria e Brendshme

Ervin Demo është betuar këtë të premte si ministër i ri i Punëve të Brendshme. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku Demo, me dorën mbi Kushtetutë, u betua se do të zbatojë ligjet dhe do ta kryejë me përgjegjësi detyrën e re.
Ai zëvendëson në këtë post Besfort Lamallarin, i cili largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme dhe do të vijojë angazhimin pranë Kryeministrisë.
Emërimi shoqërohet edhe me një ndryshim në strukturën e qeverisë. Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, e drejtuar deri tani nga Demo, nuk do të funksionojë më si dikaster më vete. Çështjet e qeverisjes vendore do të integrohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë njoftimit të ndryshimeve se ky organizim nuk është i ri në historikun e Ministrisë së Brendshme, ndërsa puna e zhvilluar veçmas për pushtetin vendor do të bëhet pjesë e strukturës së këtij institucioni.
Ky ndryshim vjen në një kohë kur pritet edhe ndryshimi I hartës territoriale të Shqipërisë.
Ervin Demo u emërua ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor në shtator të vitit 2025. Më herët, ai ka drejtuar Bashkinë e Beratit dhe ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Arsimit.
Zhdoganimi i automjeteve - Doganat miratojnë manualin e ri, do të vlerësohet edhe kilometrazhi
Administrata Doganore ka miratuar një manual të ri për vlerësimin e automjeteve të prodhuara brenda 10 viteve të fundit. Doganat kanë njoftuar se ky manuali......
Vitet e pritshme të pensionit/ Si renditet Shqipëria krahasuar me vendet e Europës?
Të arrish moshën 65 vjeç në Shqipëri do të thotë, statistikisht, të kesh përpara edhe rreth 19 vite jetë. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në......
Shqipëri–Slloveni, rritet bashkëpunimi ekonomik - Turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të diskutimeve për investime dhe partneritete të reja
Mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë u diskutuan në forumin e biznesit “Slovenia–Albania: An Economic Bridge”, zhvilluar në......
Ku shkon kredia e bizneseve? - Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues
Burrat marrin më shumë kredi, por gratë përfitojnë më shumë financim në raport me numrin e bizneseve që drejtojnë. Në vitin 2025, rreth 76% e kredive u dhanë......
Rruga Kombinat - Plepa/ Shpallet fituesi për segmentin 4.9 km, oferta 765.5 mln lekë
Me një ofertë prej 765.5 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat –......
Australia drejt Europës? - Pas Kanadasë, edhe Kanberra zbulon planet për Brukselin
Australia ka reaguar për herë të parë ndaj idesë së një anëtarësimi të mundshëm si “anëtare e asociuar” e Bashkimit Europian, pasi Brukseli hapi derën për një......
Si duhet të ndahet Shqipëria? - Propozime të reja për reformën territoriale
Harta e Shqipërisë pritet të ndryshojë, ku sipas draftit të mazhorancës, parashikohet që të shkrihen 15 bashki dhe numri total të shkojë në 46. Qendra ALTAX......
7 mijë ㎡ për kafshët - Prona në rrethinat e Tiranës synohet për strehëza të reja
Rreth 7 mijë metra katrorë tokë e konfiskuar në rrethinat e Tiranës synohet të kthehet në një hapësirë për strehimin dhe mbrojtjen e kafshëve të......

