7 mijë ㎡ për kafshët - Prona në rrethinat e Tiranës synohet për strehëza të reja

Rreth 7 mijë metra katrorë tokë e konfiskuar në rrethinat e Tiranës synohet të kthehet në një hapësirë për strehimin dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura.
Nisma është ndërmarrë nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila synon t’ua vërë këtë pronë në dispozicion organizatave që kujdesen për kafshët në nevojë.
Hapësira mund të përdoret për ngritjen dhe zhvillimin e strehëzave, duke krijuar kushte më të përshtatshme për sistemimin, trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura.
Interesi nga organizatat e fushës ka nisur tashmë. Një prej tyre ka shprehur interes konkret për përfitimin e pronës, ndërsa disa të tjera kanë kërkuar informacion mbi sipërfaqen, kushtet dhe procedurat për përdorimin e saj.
Nevojat e këtyre organizatave u evidentuan edhe gjatë një vizite në një prej strehëzave në Tiranë, ku u panë nga afër vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë personat që kujdesen për kafshët e braktisura.
Sipas AAPSK-së, me mbështetjen e agjencisë, hapësira e re pritet të hapë dyert për më shumë kafshë në nevojë.
Nisma synon gjithashtu që një pasuri të konfiskuar t’i jepet një funksion i ri në shërbim të komunitetit, duke e orientuar atë drejt një nevoje konkrete sociale.
Hapat e mëtejshëm do të përcaktohen në bashkëpunim me organizatat e interesuara, përfshirë kushtet dhe mënyrën e përdorimit të pronës.
Kosova, me turistët më besnikë/ Korriku thellon diferencën turistike, shqiptarët e Kosovës dominojnë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar me ritme të larta gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj po mbajnë peshën kryesore......
Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt......
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......
Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet
Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e......
BB: Rekord kapitali privat - Mbi 200 mld USD financim për ekonomitë në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka mobilizuar një nivel rekord të kapitalit privat për ekonomitë në zhvillim, duke e çuar këtë tregues në 112 miliardë dollarë gjatë......
Shqipëria, rritje rekord në fluturime/ Vendi kryeson rajonin, ndërsa Europa shënon një rritje shumë më të ulët
Shqipëria ka regjistruar një rritje të fortë të numrit të fluturimeve komerciale gjatë gushtit 2026. Sipas të dhënave të Eurostat numri i fluturimeve u rrit......
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Vetëm pak orë pasi Kuvendi kaloi ndryshimet nw ligjin për pagat e sistemit të drejtësisë, Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për shpalljen e......
Kur shtëpia prodhon para` - Si panelet dhe bateritë po ndryshojnë tregun e energjisë!
Kërkesa globale për energji elektrike po rritet shumë më shpejt sesa po zgjerohet infrastruktura që duhet ta prodhojë dhe ta shpërndajë atë. Qendrat e të......

