Kosova, me turistët më besnikë/ Korriku thellon diferencën turistike, shqiptarët e Kosovës dominojnë

Turizmi në Shqipëri ka vijuar me ritme të larta gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj po mbajnë peshën kryesore të aktivitetit në strukturat akomoduese. Nga janari deri në korrik 2026, në vend u regjistruan 2 milionë e 470 mijë vizitorë, të cilët realizuan rreth 5 milionë e 478 mijë netë qëndrime. Prej tyre, afërsisht 1.8 milionë ishin vizitorë të huaj, me mbi 4 milionë netë qëndrime.
Vetëm në korrik, strukturat akomoduese pritën 816 mijë e 563 vizitorë, ndërsa netë qëndrimet arritën në rreth 2.1 milionë. Të huajt përbënin pjesën dërrmuese të fluksit, me 622 mijë e 660 vizitorë dhe afërsisht 1.6 milionë netë qëndrime. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, numri i vizitorëve në total u rrit me 15.2%, ndërsa ai i vizitorëve të huaj me 18.3%. Edhe netë qëndrimet shënuan rritje vjetore prej 14%.
Kosova konfirmohet sërish si tregu kryesor për turizmin shqiptar. Sipas INSTAT, 18% e vizitorëve të huaj të akomoduar në Shqipëri gjatë korrikut vinin nga Kosova, përpara Italisë me 13% dhe Polonisë me 11%. Kjo përkthehet në rreth 112 mijë vizitorë nga Kosova vetëm gjatë një muaji.
Në kahun tjetër, lëvizja mbetet dukshëm më e ulët. Gjatë korrikut, hotelet e Kosovës pritën 11 mijë e 569 vizitorë nga Shqipëria, nga 8 mijë e 260 një vit më parë, ose 40.1% më shumë. Ata realizuan 29 mijë e 389 netë qëndrime, me një rritje vjetore prej 84%.
Shqipëria ishte gjithashtu tregu më i madh i huaj për hotelet e Kosovës, duke zënë rreth 17% të vizitorëve të huaj. Megjithatë, diferenca mes dy kaheve mbetet e forte. Numri i vizitorëve nga Kosova që akomodohen në Shqipëri është shumëfish më i lartë se ai i shqiptarëve që zgjedhin Kosovën.
Fqinjët, treg për Shqipërinë/ Vendi ynë forcon pozitat në rajon, suficiti tregtar gati trefishohet
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë në favor të eksporteve. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria shiti drejt......
Java mbyllet me të kuqe për tregun valor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 79.3 lekë dhe është......
Fond Kombëtar për Mjedisin - Instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve, rreth 812 mln lekë në 10 vjet
Krijimi i një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë”. Gjithçka parashikohet në ndryshimet e......
BB: Rekord kapitali privat - Mbi 200 mld USD financim për ekonomitë në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka mobilizuar një nivel rekord të kapitalit privat për ekonomitë në zhvillim, duke e çuar këtë tregues në 112 miliardë dollarë gjatë......
Shqipëria, rritje rekord në fluturime/ Vendi kryeson rajonin, ndërsa Europa shënon një rritje shumë më të ulët
Shqipëria ka regjistruar një rritje të fortë të numrit të fluturimeve komerciale gjatë gushtit 2026. Sipas të dhënave të Eurostat numri i fluturimeve u rrit......
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Vetëm pak orë pasi Kuvendi kaloi ndryshimet nw ligjin për pagat e sistemit të drejtësisë, Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për shpalljen e......
Kur shtëpia prodhon para` - Si panelet dhe bateritë po ndryshojnë tregun e energjisë!
Kërkesa globale për energji elektrike po rritet shumë më shpejt sesa po zgjerohet infrastruktura që duhet ta prodhojë dhe ta shpërndajë atë. Qendrat e të......
Qiratë janë dyfishuar - Berlini në ethe, kryeqyteti gjerman përballet me mungesën e 211 mijë shtëpive
Kriza e banesave dhe rritja e fortë e qirave janë kthyer në çështjen kryesore për zgjedhjet lokale në Berlin, ku qytetarët votojnë më 20 shtator. Rreth 85% e......

