Japonia trondit tregjet - Norma e interesit në nivelin më të lartë në 31 vite, ndërsa inflacioni shton presionin

Banka e Japonisë e çon interesin në 1.25%, ndërsa inflacioni dhe kostot e energjisë shtojnë presionin për shtrëngim të mëtejshëm
Banka e Japonisë ka rritur normën bazë të interesit në 1.25%, niveli më i lartë në 31 vjet, në një tjetër hap drejt normalizimit të politikës monetare pas dekadash me norma jashtëzakonisht të ulëta. Vendimi u mor me votim 7 pro dhe 2 kundër dhe ishte rritja e parë e normës në tre muaj.
Banka Qendrore japoneze po përpiqet të frenojë presionet inflacioniste, të nxitura edhe nga rritja e çmimeve të naftës, kostot e importeve dhe dobësimi i jenit. Guvernatori Kazuo Ueda tha se fokusi i politikës monetare ka ndryshuar, pasi inflacioni bazë po i afrohet objektivit prej 2%.
Megjithatë, vendimi nuk solli forcimin e jenit. Monedha japoneze ra pas njoftimit, pasi dy anëtarë të bordit votuan kundër rritjes dhe banka nuk dha sinjale të forta për një ritëm të shpejtë të shtrëngimit monetar. Jeni zbriti rreth 0.7%, në 157.1 për dollar, ndërsa Nikkei u rrit me rreth 2%.
Ueda la të hapur mundësinë për rritje të tjera të normave, madje edhe lëvizje më të mëdha ose të njëpasnjëshme, nëse inflacioni përshpejtohet. Megjithatë, ai theksoi se Banka e Japonisë nuk ka përcaktuar një ritëm fiks për rritjet e ardhshme dhe do të mbështetet te të dhënat ekonomike.
Analistët e anketuar nga Reuters presin që norma të arrijë 1.5% deri në fund të marsit 2027 dhe 1.75% në tremujorin e dytë, megjithëse ritmi i ardhshëm mbetet i pasigurt.
Hapi i Japonisë vjen në një moment kur bankat qendrore të ekonomive të mëdha po përballen me të njëjtin problem: inflacionin e ushqyer nga energjia dhe pasiguritë globale.
Unifikimi i pagave publike - Shkupi nis reformën për një administratë më transparente, me kritere të njëjta
Maqedonia e Veriut po përgatit një sistem të vetëm dhe të harmonizuar për pagat në sektorin publik. Reforma synon të vendosë rregulla më të njëjta për......
Dimër alarmant në Europë - Rezervat e gazit nën normë ndërsa çmimet rriten 150%
Europa po hyn drejt dimrit me rezerva gazi dukshëm më të ulëta se mesatarja, ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten, duke shtuar presionin ekonomik dhe......
Franca shkurton shpenzimet - Qeveria 54 miliardë euro kursime, shtohen protestat për çmimet e energjisë
Franca po përgatitet për një plan kursimesh prej 54 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2027, në përpjekje për të frenuar deficitin publik dhe kostot në......
IA ‘përplaset’ me banorët - Qendrat e të dhënave në Silicon Valley ndezin debat për energjinë, ujin dhe ndotjen
Zgjerimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po përballet me rezistencë lokale në Silicon Valley, ku banorë dhe organizata mjedisore po kundërshtojnë......
Borxhet e shqiptarëve - Nga kreditë te kartat e kreditit, sa i detyrohen qytetarët dhe bizneset, bankave?
Për shumë qytetarë, ndonjëherë paga është e pamjaftueshme për të kryer shpenzime të mëdha apo për të lënë disa kursime mënjanë në fund të muajit. Si pasojë e......
Kuvendi kalon pagat e gjyqtarëve - Miratohet formula e re e rritjes, Rama: Do bëjmë ligj të ri
Kuvendi i Shqipërisë miratuar me 84 vota pro, formulën e re për pagat e magjistratëve. Projektligji i miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje të pagës......
Bankat qendrore kryesore në rrugë shtrënguese prej tronditjes së çmimeve të energjisë
Bankat qendrore kryesore janë në një rrugë shtrënguese, me Rezervën Federale që e rikalibroi politikën e saj në një qëndrim më kufizues të mërkurën, edhe pse......
Greqi, qeveria po shqyrton zgjerimin e kritereve dhe zgjatjen e subvencionit për naftën
Trazirat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme po shkaktojnë rritje të çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror, duke krijuar një koktej shpërthyes, i......

