Kuvendi kalon pagat e gjyqtarëve - Miratohet formula e re e rritjes, Rama: Do bëjmë ligj të ri

Kuvendi i Shqipërisë miratuar me 84 vota pro, formulën e re për pagat e magjistratëve. Projektligji i miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Kjo shifër është kundërshtuar nga magjistratët, ndërsa KLGJ dhe KLP kanë mbështetur një kërkesë për rritje prej afro 80 mijë lekësh, apo rreth 9 herë më të lartë.
Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar rolit të Gjykatës Kushtetuese, deklaroi gjatë seancës plenare, se ajo ka të drejtë të rrëzojë një ligj nëse konstaton se bie ndesh me Kushtetutën, por nuk mund t’i imponojë Kuvendit formulën që duhet të miratojë sa i takon ndryshimit të pagave.
“Ne kemi filluar kontaktet me Këshillin e Europës, me atë Komisionin Europian për Efiçencën e Drejtësisë dhe unë i kam pritur të gjithë këta që i kishit ju në komisionin përkatës sepse kërkuan takim dhe ne e organizuam takimin. E organizuam takimin sipas dëshirës dhe kushteve të tyre, në kuptimin për t'ju dhënë të gjithëve mundësinë që të flasim dhe për t'ju thënë që këtu ka një problem të cilin do ta adresojmë së bashku, nuk mund të kthehet ky në një konflikt pushtetesh. Se çfarë domethënë kjo? Që nesër pastaj ne të bëjmë siç bëhej dikur në Shqipërinë demokratike që urdhëroj policia mos të ekzekutonte vendimet e prokurorëve? Ka ndodhur. Ne nuk mund të shkojmë një konflikt pushtetesh dhe ne jemi të gatshëm, jo te gatshëm, por jemi tërësisht te angazhuar që të bëjmë një ligj të ri. Ka një sërë mënyrash për ta bërë, por kjo historia që sa herë rritet një pagë në Republikë, duhet rritur një pagë atje, duhet të marri fund. Kjo është absurd dhe kjo tjetra, “respekto vendimin e Gjykatës Kushtetuese...”, patjetër. Por ama kurrë një Gjykatë Kushtetuese nuk i thotë dot një ligjvënësi çoje ti dorën kështu se e vendosa unë. Dhe fatmirësisht në këtë rast nuk e ka thënë, ka lënë diskrecion të plotë.
Përplasja për pagat e sistemit të drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re, afat i cili i ishte caktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222,425 lekëve, ndërsa parashikuan edhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ndërsa , Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.
Bankat qendrore kryesore në rrugë shtrënguese prej tronditjes së çmimeve të energjisë
Bankat qendrore kryesore janë në një rrugë shtrënguese, me Rezervën Federale që e rikalibroi politikën e saj në një qëndrim më kufizues të mërkurën, edhe pse......
Greqi, qeveria po shqyrton zgjerimin e kritereve dhe zgjatjen e subvencionit për naftën
Trazirat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme po shkaktojnë rritje të çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror, duke krijuar një koktej shpërthyes, i......
Rënia e peshës së parasë fizike, epoka e re në Evropë po pakëson numrin e bankomateve
Për dekada të tëra, ishte një nga karakteristikat më të dallueshme të çdo dege banke dhe çdo rruge tregtare. Bankomati solli një revolucion të vogël në......
Fondi Evropian për Evropën Juglindore financime për bujqësinë e qëndrueshme në Kosovë
Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) dhe BKT Kosova po bashkëpunojnë për fuqizimin e financimit të bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë. Një linjë......
Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve
Tirana priti më 16-17 shtator Seminarin Teknik të Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Network - IEN), me temë......
Insurance Europe: Modernizimi i TVSH-së për sigurimet, çështje me rëndësi dhe për Shqipërinë
Insurance Europe ka publikuar dokumentin “Modernising VAT rules for insurance: Ensuring fairness, clarity and affordability”, duke kërkuar modernizimin e......
Aeroporti i Vlorës, Arbitrazhi rrëzon VIA-n, nuk pranohet pezullimi i zgjidhjes së koncesionit
Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, VIA, duke mos pranuar pezullimin e zgjidhjes së kontratës së......
Doganat në dialog me biznesin gjerman - Reformat dhe integrimi europian në fokus të takimit me kompanitë
Administrata Doganore dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri zhvilluan një forum me përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kompanive që......

