Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve

Tirana priti më 16-17 shtator Seminarin Teknik të Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Network - IEN), me temë “Strengthening services in pension schemes - Meeting the needs of older persons”.
Seminari mblodhi përfaqësues nga institucionet e sigurimeve shoqërore të Holandës, Gjermanisë, Suedisë, Sllovakisë, Greqisë, Polonisë, Çekisë, Turqisë dhe vendeve të tjera evropiane.
Në aktivitet morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i ISSA-s, Marcelo Abi-Ramia Caetano, Presidenti i Rrjetit Evropian të ISSA-s, Yunus Elitaş, si dhe drejtues e ekspertë të fushës.
Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, falënderoi ISSA-n për zgjedhjen e Tiranës dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare në një moment kur Shqipëria po punon për reformën e re të pensioneve.
“Gjatë këtyre dy ditëve ju do të keni mundësi të diskutoni dhe të ndani eksperienca me njëri-tjetrin, nga vende të ndryshme, nga sisteme të ndryshme, nga kultura të ndryshme, nga problematika të ndryshme. Kjo, për ne është veçanërisht e rëndësishme, pasi, siç mbase mund të jeni në dijeni, ne jemi duke menduar për reformën e re të pensioneve. Ndaj dhe, në këtë fazë të rëndësishme të punës që kemi hyrë, ku duhet të finalizojmë detajet e fundit të saj, për ne është e rëndësishme të dëgjojmë eksperiencat tuaja dhe të ndajmë tonat”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja u ndal edhe te sfidat me të cilat përballen sistemet e sigurimeve shoqërore, duke vënë në dukje se, pavarësisht specifikave të secilit vend, këto sisteme përballen me sfida të përbashkëta demografike, sociale dhe ekonomike.
“Të gjithë bashkë kujdesemi në një epokë e cila ka sfida të jashtëzakonshme, si sfida demografike, sfida sociale, sfida ekonomike. Kujdesemi që të krijojmë sisteme të qëndrueshme, të cilat mund t'i rezistojnë kohës dhe të cilat të jenë transparente, të jenë të thjeshta për të kuptuar”, theksoi ministrja.
Në vijim, Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e ekspertizës dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ndërtimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore që u përgjigjen zhvillimeve afatgjata. Ajo theksoi se përvoja e vendeve të ndryshme dhe shkëmbimi i ekspertizës janë të rëndësishme për adresimin e sfidave që hasen në këtë fushë.
Në fokus të seminarit ishte përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes digjitalizimit dhe automatizimit të proceseve. Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe përdorimi i teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, zhvillimi i llogaritësve online të pensioneve dhe nevoja për ruajtjen e asistencës njerëzore për personat që kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë.
Programi përfshiu gjithashtu diskutime mbi komunikimin dhe informimin për pensionet, planifikimin për daljen në pension, shërbimet për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e sektorit bujqësor, si dhe trajtimin e rasteve me element ndërkombëtar, përfshirë pensionet dhe karrierat e sigurimit në më shumë se një shtet.
Shqipëria u përfaqësua në diskutimet teknike nga drejtues dhe ekspertë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.
Seminari në Tiranë shërbeu si një forum për shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve të sigurimeve shoqërore dhe diskutimin e qasjeve të reja për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të pensioneve.
Insurance Europe: Modernizimi i TVSH-së për sigurimet, çështje me rëndësi dhe për Shqipërinë
Insurance Europe ka publikuar dokumentin “Modernising VAT rules for insurance: Ensuring fairness, clarity and affordability”, duke kërkuar modernizimin e......
Aeroporti i Vlorës, Arbitrazhi rrëzon VIA-n, nuk pranohet pezullimi i zgjidhjes së koncesionit
Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, VIA, duke mos pranuar pezullimin e zgjidhjes së kontratës së......
Doganat në dialog me biznesin gjerman - Reformat dhe integrimi europian në fokus të takimit me kompanitë
Administrata Doganore dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri zhvilluan një forum me përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kompanive që......
Ndërtimi i bypass Elbasan - Karakaçi: Gati tenderi që do përmbyllë lotin I, vepra totale kërkon 240 mln euro
Pas nisjes së punimeve të bypass-it të Elbasanit, pritet hapja e procedurës tenderuese edhe për fazën e tretë, që do të përmbyllë lotin I të kësaj rruge.......
“Pas shkolle”, nxënësit në pritje - Kërkesa për pjesëmarrje në klube, më e lartë se kuotat e përcaktuara
Programi pas shkolle po haset me vështirësinë e parë. Kjo për shkak të interesit të lartë të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në klubet e vëna në......
Siguria nga zjarri, alarmi i verës - 81 zjarre masive deri më 9 shtator, mbi 14 mijë forca në terren
Tirana pret konferencën ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, ku ekspertë, institucione publike dhe përfaqësues të sektorit të ndërtimit e teknologjisë......
Inflacioni në 3% sipas Eurostat/ Cili grup rriti më shumë çmimet përgjatë gushtit?
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mat ndryshimin e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin gusht të këtij viti shënoi një rritje......
KMD zbret në terren - Takime me qytetarët në 10 bashki për të drejtat dhe diskriminimin
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis më 23 shtator nismën “Udhëtimi në Shqipëri”, një cikël takimesh që do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë......

