Analiza Postuar më 17 September 2026, 13:01

Inflacioni në 3% sipas Eurostat/ Cili grup rriti më shumë çmimet përgjatë gushtit?

Nga Eldiona Serani

-900-0-1781696855xinflation-2-641.webp

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mat ndryshimin e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin gusht të këtij viti shënoi një rritje prej 3%. Ndërkohë, inflacioni i matur nga INSTAT për të njëjtën periudhë u regjistrua në 3.2%, duke kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat,mesatarja e rritjes së çmimeve në BE në gusht u përllogarit në 3.2%. Kjo tregon se ritmi i rritjes së çmimeve në Shqipëri ishte më i ulët se mesatarja europiane. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e tretë për nivelin e inflacionit, pas Serbisë me 2.5% dhe Maqedonisë së Veriut me 2.6%.

Ndërkohë, në Malin e Zi inflacioni në gusht arriti në 4.6%, ndërsa në Kosovë u regjistrua në 7.3%. Këto shifra tregojnë se ritmi i ndryshimit të çmimeve vijon të jetë i ndryshëm nga një vend në tjetrin.

Sipas INSTAT, në muajin gusht çmimet e konsumit u ulën me 0.1% krahasuar me muajin e mëparshëm. Megjithatë, në vlerësimin vjetor, disa kategori të shportës së konsumit vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm në rritjen e çmimeve.

Në gusht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha kontributin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve, me +0.74 pikë përqindjeje dhe një rritje vjetore prej 2.1%. Pas tij renditet grupi “Transporti”, me një kontribut prej +0.59 pikë përqindjeje dhe rritje vjetore prej 7%.

Ndër kategoritë e tjera që ndikuan në rritjen e çmimeve ishin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me kontribut +0.55 pikë përqindjeje dhe rritje vjetore 8.5%.“Restorante dhe shërbime akomodimi”, me kontribut +0.51 pikë përqindjeje dhe rritje vjetore 3.5%.“Pije alkoolike dhe duhan”, me kontribut +0.19 pikë përqindjeje dhe rritje vjetore 3.6%. “Shërbimi arsimor”, me kontribut +0.15 pikë përqindjeje dhe rritje vjetore 3.3% si dhe “Shëndeti”, me kontribut +0.11 pikë përqindjeje dhe rritje vjetore 2.1%.

Ndërkohë rënia mujore u ndikua kryesisht nga ulja e çmimeve të grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0.9% secili.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat