Hakerët kërkojnë 3 milionë USD - Vidhen të dhënat e pasaportave dhe dokumenteve të 680 klientëve europianë

Një sulm kibernetik ka prekur të dhënat e rreth 680 klientëve europianë të një aplikacioni bankar, ndërsa autorët kanë kërkuar 3 milionë dollarë shpërblim për të mos i publikuar ose shitur informacionet.
Hetimi është hapur në Itali, pasi hakerët dyshohet se kanë përdorur një adresë zyrtare të komprometuar të një institucioni publik për të siguruar akses në të dhëna. Policia italiane e ka cilësuar operacionin si të sofistikuar, ndërsa ende po hetohet se cili sistem institucional është komprometuar.
Sipas të dhënave të publikuara, fondet e klientëve të prekur nuk janë prekur. Megjithatë, hakerët pretendojnë se kanë marrë rreth 147 gigabajt të dhëna, përfshirë dokumente identifikimi, të dhëna pasaportash, leje drejtimi dhe fotografi.
Autorët kanë publikuar në rrjetin e errët kërkesën për shpërblim, duke kërcënuar se, nëse pagesa nuk kryhet brenda 24 orëve, informacionet do t'u shiten grupeve të tjera kriminale. Kërkesa është bërë në një kriptomonedhë të njohur për vështirësinë e gjurmimit të transaksioneve.
Rasti po hetohet nga prokuroria italiane, strukturat kundër krimit kibernetik dhe autoritetet kundër mafias. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse adresa zyrtare e emailit është infiltruar apo klonuar dhe nëse janë prekur edhe institucione të tjera.
Ndërkohë, autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave ka nisur kontrolle te bankat dhe institucionet financiare për të identifikuar dobësi të mundshme në sistemet e sigurisë. Autoritetet kanë kërkuar që çdo shkelje e konstatuar të raportohet menjëherë.
Hetimi pritet të përcaktojë mënyrën e saktë të sulmit, shtrirjen e të dhënave të vjedhura dhe nëse informacionet e klientëve janë komprometuar në një shkallë më të gjerë.
Zgjidhje për objektet pa pronar? - Certifikata pronësie për oborret në përdorim
Vendimi qeverisë që synon të pajisë me dokumentacion objektet dhe trojet pa titull pronësie, i jep zgjidhje edhe rasteve komplekse, si dhe oborreve në......
SHBA, surpriza e importeve/ Gushti “riformaton” hartën e furnizimeve nga jashtë
Harta e partnerëve tregtarë të Shqipërisë solli lëvizje të forta gjatë gushtit, me disa tregje që fituan ndjeshëm terren dhe të tjera që regjistruan tkurrje......
Të huajt zgjodhën jugun/ Strukturat akomoduese, sërish në rritje edhe gjatë korrikut
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë korrikut 2026 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese në Shqipëri u rrit me 15.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit......
Forcohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita që lamë pas teksa është blerë me 79.4 lekë......
Dizajni i ri i Euro-s - Rreth 9 milionë europianë kanë votuar për kartëmonedhat e reja
Pothuajse 150 mijë grekë kanë marrë pjesë në votimin publik të Bankës Qendrore Europiane për pamjen e re të kartëmonedhave euro. Në të gjithë eurozonën, deri......
Fasoni, “pika e dobët”/ Eksportet zbehen në gusht, por mineralet dhe metalet mbajnë rritjen
Eksportet shqiptare humbën ndjeshëm ritëm në gusht, duke zbritur në nivelin më të ulët mujor të këtij viti pas një korriku dukshëm më të fortë. Të dhënat e......
Objektet pa titull pronësie - Vendimi/ Si do të bëhet legalizimi për ndërtesat dhe trojet
Qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje ose në truall pa titull pronësie do t’u jepet mundësia që të marrin certifikatat e pronësisë. Vendimi i fundit i qeverisë......
Miratohen 2 centrale diellore - Kapaciteti total 51.5 MW, investimet në Fier dhe Cërrik
Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 51.5 MW. Projektet do të zhvillohen në bashkitë Fier......

