Shqipëria Postuar më 17 September 2026, 11:26

Forcohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita që lamë pas teksa është blerë me 79.4 lekë dhe është shitur me 80.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur ndryshime të dukshme të vlerës nga dita e mërkurë teksa është blerë këtë mëngjes me 91.4 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur luhatje të vlerës nga një ditë më parë duke u blerë mëngjesin  e kësaj të mërkure me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë të mërkurë duke u blerë me 106.3 lekë dhe duke u shitur me 107.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat