Fasoni, “pika e dobët”/ Eksportet zbehen në gusht, por mineralet dhe metalet mbajnë rritjen

Eksportet shqiptare humbën ndjeshëm ritëm në gusht, duke zbritur në nivelin më të ulët mujor të këtij viti pas një korriku dukshëm më të fortë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shitjet jashtë vendit arritën në 20.5 miliardë lekë, 39% më pak se në korrik, ndërsa krahasuar me gushtin 2025 rritja ishte vetëm 1.6%.
Importet u tkurrën gjithashtu në raport me korrikun, por me një ritëm shumë më të moderuar, prej 12.6%, duke zbritur në 75.6 miliardë lekë. Në terma vjetorë ato u rritën me 12.6%. Si rezultat, deficiti tregtar u zgjerua në 55 miliardë lekë, 17.4% më shumë se një vit më parë dhe 4.3% mbi korrikun.
Dobësia e eksporteve vijon të lidhet veçanërisht me tekstilet dhe këpucët. Në gusht ky grup dha kontribut negativ prej 2.9 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të eksporteve, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet, si edhe ushqimet, pijet dhe duhani, kontribuan pozitivisht me nga 1.3 pikë përqindje.
Në importe, shtysën më të fortë vjetore e dhanë makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me 4.8 pikë përqindje, të ndjekura nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 3.5 pikë.
Megjithatë, panorama e tetëmujorit mbetet pozitive. Në Janar-Gusht 2026 eksportet arritën në 247.6 miliardë lekë, rreth 6.3% më shumë se një vit më parë, ndërsa importet u rritën me 5.1%, në 611.8 miliardë lekë. Deficiti tregtar për tetë muajt u zgjerua në rreth 364 miliardë lekë.
Rritjen e eksporteve në tetëmujor e kanë mbështetur kryesisht materialet e ndërtimit dhe metalet, me 21.4%, si edhe grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, me 20.9%. Eksportet e makinerive dhe pajisjeve u rritën me 12.1%.
Në anën tjetër, tekstilet dhe këpucët mbeten pika më e dobët. Eksportet e tyre ranë me rreth 8%, nga 69.5 në 63.9 miliardë lekë. Në rënie rezultuan gjithashtu lëkura, produktet kimike e plastike dhe prodhimet e drurit e letrës, duke treguar se rritja e përgjithshme po mbështetet gjithnjë e më shumë te një grup më i kufizuar sektorësh.
Objektet pa titull pronësie - Vendimi/ Si do të bëhet legalizimi për ndërtesat dhe trojet
Qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje ose në truall pa titull pronësie do t’u jepet mundësia që të marrin certifikatat e pronësisë. Vendimi i fundit i qeverisë......
Miratohen 2 centrale diellore - Kapaciteti total 51.5 MW, investimet në Fier dhe Cërrik
Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 51.5 MW. Projektet do të zhvillohen në bashkitë Fier......
Fed rrit normat e interesit - Inflacioni mbetet i lartë, priten rritje të mëtejshme
Rezerva Federale amerikane rriti normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në intervalin 3.75–4%. Vendimi unanim shënon rritjen e parë të......
Lumenjtë, në thatësirë - OBM ngre alarmin: Rezervat ujore po pakësohen
Lumenjtë në mbarë botën përjetuan një nga vitet më të thata në 35 vitet e fundit, ndërsa rezervat e ujërave të ëmbla vazhduan të pakësohen. Të dhënat janë......
Trump kërcënon BE-në - “Tarifa të reja nëse Kanadaja afrohet me bllokun europian”
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Europian me tarifa shumë të larta ose kufizim të tregtisë, nëse Brukseli vijon planin për afrimin e......
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” - Nis aplikimi online për bizneset përmes e-Albania
Bizneset e vogla dhe të mesme tashmë mund të aplikojnë online për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, përmes një platforme tërësisht të automatizuar të......
Lufta kushton 38 miliardë - SHBA përballet me 3 miliardë dollarë kosto shtesë çdo muaj
Lufta gjashtëmujore e Shteteve të Bashkuara me Iranin i ka kushtuar deri tani rreth 38 miliardë dollarë, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit amerikan. CBO......
Mbi 10 mld USD investime - Strategic Group marrëveshje me Princin Naif Al Saud për projekte në Shqipëri dhe Kosovë
Një platformë e re investimesh që synon të mobilizojë mbi 10 miliardë dollarë kapital të huaj në Shqipëri dhe Kosovë është njoftuar nga Strategic......

