Mbi 10 mld USD investime - Strategic Group marrëveshje me Princin Naif Al Saud për projekte në Shqipëri dhe Kosovë

Një platformë e re investimesh që synon të mobilizojë mbi 10 miliardë dollarë kapital të huaj në Shqipëri dhe Kosovë është njoftuar nga Strategic Group.
Kompania ka bërë të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike me Princin Naif Al Saud, për zhvillimin e projekteve të mëdha në të dyja vendet.
Bashkëpunimi parashikon përfshirjen e kompanive dhe interesave të biznesit të princit në rrjetin e Strategic Group, me fokus te energjia, infrastruktura, turizmi, pasuritë e paluajtshme, shëndetësia, prodhimi dhe teknologjia.
Sipas Strategic Group, prioritet do të kenë investimet që krijojnë vende pune, fuqizojnë bizneset vendase dhe rrisin kapacitetet prodhuese.
Kompania deklaron gjithashtu se do të bashkëpunojë me qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës për të përshtatur projektet me prioritetet e zhvillimit ekonomik të dy vendeve.
Nisma synon të tërheqë kapital ndërkombëtar dhe të krijojë partneritete afatgjata me bizneset vendase. Investimet pritet të shtrihen në projekte me potencial të lartë zhvillimi, ndërsa detajet konkrete për projektet dhe vlerën e investimeve individuale pritet të përcaktohen në vijim.
Shifra prej mbi 10 miliardë dollarësh paraqitet nga Strategic Group si objektiv i platformës së re të investimeve.
Obligacionet kryesojnë ankandet - Titujt qeveritarë afatgjatë tërheqin më shumë kërkesë nga investitorët
Rreth 27.5 miliardë lekë është shuma e ofruar nga Ministria e Financave në ankandet e titujve qeveritarë gjatë muajit gusht. Bëhet fjalë për shtatë ankande,......
Zbardhen vendimet e qeverisë, nga energjia diellore dhe pronat tek bashkëpunimi me Izraelin
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet dhe projektligjet e miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 16.09.2026. Këshilli i Ministrave ka......
Qeveria hap thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, afati për aplikimet deri më 1 tetor 2026
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni njoftoi se është hapur thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në......
Çmimet e larta të karburantit rritën regjistrimet e makinave elektrike në gjithë BE-në
Çmimet e larta të karburantit dhe pasiguria rreth të ardhmes së luftës në Iran kanë rritur regjistrimet e makinave elektrike me 40.5% në të gjithë Bashkimin......
Energjia, qeveria greke platformë digjitale për subvencione për panele fotovoltaike në ballkon
Qeveria greke përmes një platforme digjitale ka hapur aplikimet për subvencionimin e vendosjes së paneleve fotovoltaike në ballkon. Prodhimi dhe konsumi i......
Gjigandi farmaceutik Novo do të përdorë Claude të Anthropic për ilaçe me inteligjencë artificiale
Gjigandi farmaceutik danez Novo do të përdorë Claude të Anthropic për të çuar përpara zbulimin e barnave me anë të inteligjencës artificiale. Marrëveshja......
McLaren investim për modelin SUV, 675 milionë dollarë për fabrikë të re në Mbretërinë e Bashkuar
Prodhuesi britanik i supermakinave McLaren tha të martën se do të investojë 500 milionë paund (675 milionë dollarë) në operacionet e tij të prodhimit dhe......
Francë: Çmimi i ulur i karburantit nga TotalEnergies shkakton polemika midis konkurentëve
Stacionet e shërbimit TotalEnergies akuzohen për shtrembërim të konkurrencës, pasi ato shfaqin karburantin me çmimin më të ulët në Francë. Stacionet e shitjes......

