Shqipëria Postuar më 16 September 2026, 20:20

Qeveria hap thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, aplikimet deri më 1 tetor 2026

Nga Scan TV

pirdeni.jpg

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni njoftoi se është hapur thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, janë shpallur 210 vende të lira pune në 91 institucione publike.

Në apelin për të rinjtë me rezulktate të larta shkollimi ministrja Pirdeni tha:  

“210 vende të lira pune për 91 institucione publike. Hapim sot aplikimit publike për programin e ekselencës 2026. Përt ë diplomuarit me rezultet më të larta, ata që kanë shumë rrugë përpara, por që zgjedhin rrugën ku mund të lënë gjurmë. Nësek e mesataren, ke energjinë, ke idetë, sot ke edhe mundesinë. Kjo nuk është thjeshtë një thirrje për punë, është një mundësi për të ndërtuar karrierën tënde duke ndërtuar Shqipërinë Europiane”.

Të interesuarit mund të njihen me kriteret dhe të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, deri më 1 tetor 2026.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat