Europa Postuar më 16 September 2026, 19:05

Çmimet e larta të karburantit rritën regjistrimet e makinave elektrike në gjithë BE-në

Nga Scan TV

mak el.jpg

Çmimet e larta të karburantit dhe pasiguria rreth të ardhmes së luftës në Iran kanë rritur regjistrimet e makinave elektrike me 40.5% në të gjithë Bashkimin Evropian. Në gjysmën e parë të këtij viti, u regjistruan 1,220,890 mjete në rrugët evropiane, duke rritur pjesën e tregut të makinave elektrike me 5.1 pikë përqindjeje nga viti në vit. Gjithashtu, modelet hibride plug-in kanë parë rritje të ndjeshme, të cilat kanë një autonomi elektrike që fillon nga 60 kilometra dhe arrin deri në 200 kilometra, distanca të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat ditore të një qytetari evropian. Dhe në këtë kategori pati në total një rritje prej 577,735 mjete. Makinat hibride plug-in përfaqësuan 30.5% të tregut të makinave të reja të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2026.

Në mars, Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) tha se parashikimi i saj aktual për shitjet e makinave elektrike në vitin 2030 është 37.9%.

BE -ja kishte rreth 1.2 milionë karikues publikë në mesin e vitit 2026, ndërsa objektivi i Komisionit Evropian për vitin 2030 është rreth 3.5 milionë. Kjo do të thotë përshpejtim i rrjetit të karikimit me 35% në vit, duke filluar shtimin e karikuesve të rinj këtë vit dhe duke vazhduar deri në vitin 2030. Kjo do t'u jepte konsumatorëve evropianë një nxitje të fortë për të blerë makina elektrike.

Shitja e makinave elektrike ofron stimuj shtesë financiarë për prodhuesit. Mbetet të shihet se si do të reagojnë kompanitë prodhuese, si dhe klima që do të krijohet në shoqëri për depërtimin e makinave elektrike. Për momentin, me këto kushte ekonomike, situata anon në favor të një rritjeje graduale të përqindjes së shitjeve të makinave elektrike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat