Rriten fitimet me Airbnb/ Një listim mesatar në Tiranë gjeneroi 10.600 USD gjatë 12 muajve të fundit
Tregu i qirave afatshkurtra në Tiranë ka shënuar një rritje të fortë gjatë vitit të fundit, me të ardhurat nga listimet Airbnb që janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të AirROI, në gusht 2026 në kryeqytet rezultuan 5,125 listime aktive, ndërsa një listim mesatar gjeneroi rreth 10.600 dollarë të ardhura gjatë 12 muajve të fundit.
Pronat janë rezervuar mesatarisht për 60% të netëve që kanë qenë të disponueshme, ndërsa çmimi mesatar për një natë ka qenë 51 dollarë. Kjo do të thotë se, pavarësisht se çmimi mesatar i qëndrimit nuk është rritur, pronat kanë arritur të sigurojnë një pjesë më të madhe të netëve të rezervueshme.
Një tjetër tregues i rëndësishëm është RevPAR, i cili në gusht 2026 ishte 31 dollarë. Ky tregues pasqyron të ardhurat e gjeneruara për çdo natë të disponueshme dhe ndikohet si nga çmimi i natës, ashtu edhe nga niveli i rezervimeve.
Të ardhurat rriten fort, ndërsa çmimet mbeten pothuajse të pandryshuara
Krahasimi me gushtin e vitit 2025 tregon një ndryshim të dukshëm në performancën e tregut. Në harkun e një viti, të ardhurat janë rritur me 141.4%, ndërsa shkalla e zënies është rritur me 33.5%.
Ndërkohë, çmimi mesatar ditor, ka shënuar një ndryshim shumë të vogël. Ai ka rënë me vetëm 1%, duke qëndruar në rreth 51 dollarë për natë.
Pra, rritja e të ardhurave nuk duket të jetë nxitur nga një rritje e fortë e çmimeve. Përkundrazi, shifrat tregojnë se më shumë net të prenotuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave.
Më pak listime aktive në treg
Në të njëjtën kohë që të ardhurat janë rritur, numri i pronave aktive ka marrë drejtim të kundërt. Nga gushti 2025 deri në gusht 2026, listimet aktive kanë rënë me 18.7%.
Kjo krijon një panoramë të ndryshme nga një treg ku rritja e të ardhurave vjen thjesht nga shtimi i ofertës. Në Tiranë, sipas këtyre të dhënave, numri i listimeve aktive është më i ulët, ndërsa pronat që vazhdojnë të jenë në treg kanë regjistruar më shumë net të rezervuara dhe të ardhura më të larta.
Me një normë mesatare zënie prej 60%, rreth gjashtë nga çdo dhjetë net të disponueshme janë prenotuar. Për një pronar apartamenti, kjo e bën nivelin e shfrytëzimit një nga faktorët kryesorë që përcakton të ardhurat vjetore.
Rezerva e hidrokarbureve kalon te shteti - Qeveria projektligj për krijimin e Autoritetit Kombëtar për rezervat dhe furnizimin
Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet në të ardhmen nga një subjekt shtetëror dhe jo më nga operatorët privatë. Ndryshimi parashikohet në......
Ringrihet Bordi i Transparencës/ Ibrahimaj: Monitorim i çmimeve të karburanteve
Qeveria vendosi sot që të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi çmimet kanë qëndruar për më shumë se dy javë mbi nivelin e 222......
E kaluara “troket” sërish - Vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK rihap debatin për krimet e luftës dhe të kaluarën
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së hap një nga kapitujt më të ndjeshëm të historisë së Kosovës pas luftës. Për ta kuptuar peshën......
Haga dënon ish-krerët e UÇK: 81 vite burg në total, ndërsa rrëzohen akuzat për krime kundër njerëzimit
Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth tre vjet. Hashim Thaçi dënohet me 25......
Industria punëson më pak/ Energjia dhe ndërtimi shtyjnë prodhimin në tremujorin e dytë
262_bzqyi.avif Prodhuesit e të mirave kanë vijuar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por me ritme të ndryshme mes sektorëve. Të dhënat e......
Trupi gjykues në Hagë: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së......
AZHBR rishqyrton aplikimet - Aplikantët u përjashtuan për 3 vite, nis rivlerësimi
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka vendosur të rikthejë në shqyrtim administrativ aplikimet e përjashtuara nga përfitimi në kuadër të Skemës......
Kamerat inteligjente në shkolla - Osmani: Pamjet, vetëm në drejtorinë e shkollës dhe të policisë
Projekti pilot “Smart City”, në kuadër të të cilit janë instaluar kamera inteligjente në 20 shkolla të kryeqytetit ka shkaktuar polemika lidhur me mënyrën se......

