Haga dënon ish-krerët e UÇK: 81 vite burg në total, ndërsa rrëzohen akuzat për krime kundër njerëzimit

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth tre vjet.
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, pasi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm. Gjykata e shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg. Ai u shpall fajtor për ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Edhe për të, gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit.
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg. Gjykata e shpalli fajtor për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg. Ai u shpall fajtor për një pjesë të akuzave për krime lufte, ndërsa u shpall i pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Në total, katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim. Gjatë leximit të aktgjykimit, trupi gjykues tha se u provua vrasja e 96 personave, ndalimi arbitrar i 385 personave, si dhe raste torture dhe trajtimi mizor.
Gjykata theksoi gjithashtu se nuk u provua ekzistenca e një sulmi të përhapur dhe sistematik ndaj popullsisë civile në kuptimin e akuzave për krime kundër njerëzimit.
Të katër ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm gjatë procesit. Vendimi i shkallës së parë mund të apelohet.
Industria punëson më pak/ Energjia dhe ndërtimi shtyjnë prodhimin në tremujorin e dytë
262_bzqyi.avif Prodhuesit e të mirave kanë vijuar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por me ritme të ndryshme mes sektorëve. Të dhënat e......
Trupi gjykues në Hagë: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së......
AZHBR rishqyrton aplikimet - Aplikantët u përjashtuan për 3 vite, nis rivlerësimi
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka vendosur të rikthejë në shqyrtim administrativ aplikimet e përjashtuara nga përfitimi në kuadër të Skemës......
Kamerat inteligjente në shkolla - Osmani: Pamjet, vetëm në drejtorinë e shkollës dhe të policisë
Projekti pilot “Smart City”, në kuadër të të cilit janë instaluar kamera inteligjente në 20 shkolla të kryeqytetit ka shkaktuar polemika lidhur me mënyrën se......
Pronat e hotelet “shpërthejnë”/ “Real Estate” dhe turizmi shtyjnë shërbimet në tre muajt e dytë të vitit
Sektori i shërbimeve e ka vijuar vitin 2026 me një ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë, i mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, transporti dhe......
Puna part-time, në rënie/ Treguesi zbret në 11.3% në tremujorin e dytë
Puna me kohë të pjesshme është një alternativë për njerëzit që nuk mund të angazhohen me orar të plotë, duke u krijuar mundësi të kombinojnë punësimin me......
BE “hap derën” për Kanadanë - Von der Leyen propozon status të ri dhe partneritete më të forta
Bashkimi Evropian po shqyrton një hap të paprecedentë në marrëdhëniet me Kanadanë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ftoi Otavën të......
Tapitë mbi tokat bujqësore - Si do të bëhet kalimi pa shpërblim për poseduesit faktikë, afatet
Draftligji i ri për pronësinë synon ti japë zgjidhje edhe pajisjes me certifikatë pronësie të tokave bujqësore. Referuar dokumentit të hedhur për konsultim......

