Tapitë mbi tokat bujqësore - Si do të bëhet kalimi pa shpërblim për poseduesit faktikë, afatet

Draftligji i ri për pronësinë synon ti japë zgjidhje edhe pajisjes me certifikatë pronësie të tokave bujqësore.
Referuar dokumentit të hedhur për konsultim publik, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të marrë përsipër saktësimin e sipërfaqes për kalim pronësie, në konsultim me përfaqësuesit e administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe do të verifikojë plotësimin e kushteve për kalimin e pronësisë, pa shpërblim, të tokës bujqësore.
Projektligji saktëson se ASHK-ja harton listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo ish-kooperativë dhe/ose ish- ndërmarrje bujqësore, të cilën ia paraqet për miratim këshillit bashkiak.
Në rastet kur subjekti kërkues nuk paraqitet për verifikimin në terren të sipërfaqes së kërkuar, nuk bashkëpunon me administratën, ASHK kryen njoftimin publik sipas Kodit të Procedurave Administrative brenda 10 ditësh, nga evidentimi në terren lidhur me procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, duke publikuar të dhënat e kërkesës.
Në rast se gjatë publikimit ose në çdo kohë përpara përfundimit të procedurës administrative paraqitet subjekti kërkues, ASHK kryen procedurat administrative për kalimin në pronësi,a pa shpërblim, të tokës bujqësore. Njoftimi publik bëhet nëpërmjet publikimit ne ambientet e Njësisë Administrative, Drejtorisë vendore të ASHK-së dhe në faqen zyrtare të ASHK-së.
Nëse brenda 30 ditëve nga data e njoftimit publik, subjekti nuk përmbush detyrimet procedurale, ASHK vendos pezullimin e procedurës administrative për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore për 60 ditë. Të dhënat e vendimit të pezullimit i përcillen njësisë administrative për publikim dhe publikohen në faqen zyrtare të ASHK-së.
Nëse brenda 60 ditëve nga data e njoftimit publik të pezullimit subjekti nuk përmbush detyrimet procedurale, ASHK vendos refuzimin e kërkesës për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore.
Kjo iniciativë synon ti japë zgjidhje shumë individëve të cilët kanë në përdorim toka bujqësore në të gjithë vendin që rezultojnë tokë shtet, por nuk i kanë në pronësi.
Dokumentet e punës në BE - Platforma e digjitalizuar synon të lehtësojë njohjen e sigurimeve dhe kualifikimeve
Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një platforme të re digjitale që synon të lehtësojë lëvizjen e punëtorëve brenda Bashkimit Evropian dhe njohjen e......
IA ngre alarmin financiar - Bumi i investimeve rrit rreziqet e tregjeve
Bumi i inteligjencës artificiale po krijon rreziqe të reja për stabilitetin financiar global, ndërsa investimet në këtë sektor po arrijnë shifra rekord. Sipas......
Mbi 114 mln euro për energjinë - Financimi gjerman / Fondet për HEC-in e Vaut të Dejës, rrjetin dhe konviktet
Mbi 114 mln euro financime gjermane pritet të vihen në dispozicion të vendit tonë kryesisht për modernizimin e sektorit energjetik, por edhe për rinovimin e......
Përmbysja e madhe greke - Shërbimi për borxhin, ish-“problemi” i Europës fiton besimin e tregjeve
Një përmbysje e pazakontë po ndodh në tregjet europiane të borxhit: Greqia po paguan më pak për të marrë hua për 10 vjet sesa Franca. Yield-i i obligacioneve......
Goditja e dytë e Kinës - Mallra më të lira, suficit rekord dhe një botë që nuk di si të reagojë
“China Shock 2.0” po rikthehet në diskutimin ekonomik global, por këtë herë me një Kinë shumë më të madhe dhe me një suficit tregtar që po merr përmasa të......
Tregtia globale, në udhëkryq - OBT: Fragmentimi i ekonomisë botërore mund të ulë ndjeshëm rritjen dhe eksportet
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka bërë thirrje për reformimin e rregullave të tregtisë globale, duke paralajmëruar se ekonomia botërore rrezikon të......
Bien investimet shqiptare jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja
Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të......
Pagesat në euro, kulmi në verë - BSH: Vlera e pagesave arrin në rreth 5 miliardë euro. Aktiviteti rritet gradualisht
Mbi 331 mijë transaksione janë realizuar përmes sistemit AIPS EURO gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Vlera totale e pagesave ka arritur në rreth 5......

