Përmbysja e madhe greke - Shërbimi për borxhin, ish-“problemi” i Europës fiton besimin e tregjeve

Një përmbysje e pazakontë po ndodh në tregjet europiane të borxhit: Greqia po paguan më pak për të marrë hua për 10 vjet sesa Franca. Yield-i i obligacioneve greke 10-vjeçare është rreth 4.28%, kundrejt rreth 4.50% për ato franceze.
Diferenca është e vogël, por sinjali për investitorët është i fortë. Greqia ende ka një nga nivelet më të larta të borxhit publik në Europë, me rreth 143.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa Franca është në 117.6%. Megjithatë, borxhi grek po bie, ndërsa ai francez po rritet.
Gjatë 12 muajve të fundit, raporti i borxhit grek ndaj ekonomisë u ul me 9.4 pikë përqindjeje. Për Francën, ai u rrit me rreth 4 pikë. Komisioni Europian pret që borxhi grek të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ndërsa ai francez të kalojë 120% të PBB-së.
Edhe situata buxhetore tregon një ndryshim të fortë. Greqia e mbylli vitin e kaluar me një suficit prej 1.7% të PBB-së dhe pritet të mbetet në suficit deri në vitin 2027. Franca, ndërkohë, kishte një deficit prej 5.1%, ndër më të lartët në Bashkimin Europian.
Presioni mbi Parisin është shtuar edhe nga rritja e kostos së borxhit. Pagesat e interesave të Francës pritet të arrijnë rreth 65 miliardë euro këtë vit, ndërsa borxhi duhet të ri-financohet vazhdimisht me normat aktuale të interesit.
Greqia ka një avantazh tjetër: pjesa më e madhe e borxhit të saj është me norma fikse dhe me maturim shumë të gjatë, mesatarisht mbi 18 vjet. Kjo e mbron Athinën nga rritjet e menjëhershme të interesave.
Ndërkohë, Greqia do të emetojë rreth 8 miliardë euro obligacione këtë vit dhe po shlyen më herët rreth 13 miliardë euro borxh. Franca planifikon të nxjerrë në treg rreth 310 miliardë euro obligacione afatmesme dhe afatgjata.
Ndryshimi reflektohet edhe në vlerësimet e agjencive të kreditit. Greqia, e cila dikur konsiderohej një nga problemet më të mëdha të eurozonës, tashmë është rikthyer në kategorinë e investimeve të sigurta. Franca mbetet më e vlerësuar, por agjencitë po sinjalizojnë shqetësime për deficitet, rritjen e dobët dhe mungesën e konsensusit politik për uljen e borxhit.
Kjo nuk do të thotë se Franca është bërë “Greqia e re”. Por tregjet po japin një mesazh të qartë: investitorët po shpërblejnë vendet që po ulin borxhin dhe kontrollojnë financat, ndërsa kërkojnë më shumë interes nga ato që vazhdojnë të marrin borxh pa një plan të qartë për stabilizimin e tij.
Goditja e dytë e Kinës - Mallra më të lira, suficit rekord dhe një botë që nuk di si të reagojë
“China Shock 2.0” po rikthehet në diskutimin ekonomik global, por këtë herë me një Kinë shumë më të madhe dhe me një suficit tregtar që po merr përmasa të......
Tregtia globale, në udhëkryq - OBT: Fragmentimi i ekonomisë botërore mund të ulë ndjeshëm rritjen dhe eksportet
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka bërë thirrje për reformimin e rregullave të tregtisë globale, duke paralajmëruar se ekonomia botërore rrezikon të......
Bien investimet shqiptare jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja
Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të......
Pagesat në euro, kulmi në verë - BSH: Vlera e pagesave arrin në rreth 5 miliardë euro. Aktiviteti rritet gradualisht
Mbi 331 mijë transaksione janë realizuar përmes sistemit AIPS EURO gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Vlera totale e pagesave ka arritur në rreth 5......
BE, platformë dixhitale për të lehtësuar njohjen e sigurimeve shoqërore dhe kualifikimeve profesionale
Në një propozim të paraqitur të martën, Komisioni Evropian ka përcaktuar plane për një platformë dixhitale evropiane që qytetarët mund ta përdorin për të......
Banka e Greqisë: Çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026
Në Greqi çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës së......
Çmimi i naftës rritet me gati 3 dollarë, ndalet eksporti saudit, ndërprerjet në Libi frikë për furnizimin
Çmimet e naftës u rritën me gati 3 dollarë të martën, pasi një raport tha se ngarkesat e naftës në portin Yanbu të Detit të Kuq të Arabisë Saudite janë......
BQE u kërkon evropianëve të votojnë për pamjen e ardhshme të kartëmonedhave euro
Miliona evropianë kanë tashmë mundësinë të ndikojnë në mënyrën se si do të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros, ndërsa Banka Qendrore Evropiane u ka bërë......

