Bien investimet shqiptare jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja

Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet direkte të rezidentëve shqiptarë jashtë vendit u vlerësuan në rreth 80 milionë euro, por në krahasim me një vit më parë kjo shifër ka shënuar një rënie prej rreth 11%.
Me investime direkte nënkuptohen, në mënyrë të thjeshtë, paratë që subjekte me aktivitet ekonomik në Shqipëri vendosin në biznese apo kompani jashtë vendit. Pra, bëhet fjalë për kapital që mund të përdoret për të hapur apo zgjeruar një aktivitet, për të marrë pjesë në një kompani të huaj apo për të financuar një biznes jashtë Shqipërisë.
Por paratë që rezidentët shqiptarë vendosin jashtë vendit nuk kufizohen vetëm te bizneset. Investimet në letra me vlerë kanë regjistruar një fluks neto daljeje prej 32 milionë eurosh. Kjo kategori përfshin, ndër të tjera, investime në obligacione apo letra të tjera borxhi të emetuara jashtë Shqipërisë.
Të dhënat tregojnë se një pjesë e rëndësishme e këtyre lëvizjeve lidhet me sektorin bankar. Vetëm Korporatat Depozituese, ku përfshihen bankat, kanë rritur me rreth 156 milionë euro zotërimet në letra me vlerë të borxhit të emetuara jashtë vendit. Pra, nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për qytetarë që blejnë individualisht aksione apo obligacione jashtë vendit, por në një pjesë të konsiderueshme për institucione financiare shqiptare që investojnë paratë e tyre në tregjet e huaja.
Ndërkohë, investimet e tjera kanë regjistruar një dalje neto prej 19 milionë eurosh, e lidhur kryesisht me rritjen e kërkesave ndaj subjekteve jashtë vendit në formën e huave dhe instrumenteve të tjera financiare.
Në total, këto të dhëna tregojnë se gjatë tremujorit të dytë ekonomia shqiptare ka vazhduar të kanalizojë kapital edhe drejt ekonomive të tjera, përmes bizneseve, bankave dhe instrumenteve financiare. Megjithatë, investimet direkte jashtë vendit, ato që lidhen më drejtpërdrejt me krijimin apo pjesëmarrjen në biznese jashtë Shqipërisë, kanë qenë më të ulëta se një vit më parë.
Pagesat në euro, kulmi në verë - BSH: Vlera e pagesave arrin në rreth 5 miliardë euro. Aktiviteti rritet gradualisht
Mbi 331 mijë transaksione janë realizuar përmes sistemit AIPS EURO gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Vlera totale e pagesave ka arritur në rreth 5......
BE, platformë dixhitale për të lehtësuar njohjen e sigurimeve shoqërore dhe kualifikimeve profesionale
Në një propozim të paraqitur të martën, Komisioni Evropian ka përcaktuar plane për një platformë dixhitale evropiane që qytetarët mund ta përdorin për të......
Banka e Greqisë: Çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026
Në Greqi çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës së......
Çmimi i naftës rritet me gati 3 dollarë, ndalet eksporti saudit, ndërprerjet në Libi frikë për furnizimin
Çmimet e naftës u rritën me gati 3 dollarë të martën, pasi një raport tha se ngarkesat e naftës në portin Yanbu të Detit të Kuq të Arabisë Saudite janë......
BQE u kërkon evropianëve të votojnë për pamjen e ardhshme të kartëmonedhave euro
Miliona evropianë kanë tashmë mundësinë të ndikojnë në mënyrën se si do të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros, ndërsa Banka Qendrore Evropiane u ka bërë......
Kosovë, në korrik 2026 pati rritje rekord të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Energjisë për muajin korrik 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit,......
Pagat e drejtësisë, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miraton draftin socialist, opozita kundër
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka kaluar sot me 8 vota pro dhe 3 kundër draftin e socialistëve për pagat e magjistratëve. Drafti është kundërshtuar nga......
Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Filluan punimet në projektin që lidh korridoret kryesore rrugore
Kanë nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, një aks që synon të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë lidhjen rrugore mes Tiranës, jugut dhe......

