Kosova Postuar më 15 September 2026, 19:06

Kosovë, në korrik 2026 pati rritje rekord të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike

Nga Scan TV

energji kosova.jpg

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Energjisë për muajin korrik 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Rritet Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet në korrik 2026, krahasuar me korrik 2025

Në muajin korrik 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 14.12 GËh, ku krahasuar me korrik 2025, u rrit për 91,71 %.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 451.37 GËh ose (-11,26 %) më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 415.84 GËh ose 21,20 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8,31 %.

Importi i energjisë elektrike në korrik të vitit 2026 ishte 319.99 GËh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 289.45 GËh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin korrik 2026 ishte 476.649 mijë ton, që paraqet një rritje prej 25,28 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat