Shqipëria Postuar më 15 September 2026, 12:26

Rama në Napoli, fokusi te gjuha shqipe - Forcohet bashkëpunimi akademik për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës shqiptare

Nga Edel Strazimiri

dc07b25e-c4cf-449d-8da5-82d47ec4d647.jpg

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Napoli, ka vizituar Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një prej qendrave historike të studimeve albanologjike në Itali.

Gjatë takimit me stafin akademik, Rama vlerësoi traditën e kësaj qendre në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, duke nënvizuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit akademik.

Ai propozoi krijimin e një rrjeti më të strukturuar në universitet, për të mbështetur studimet shqiptare dhe për të ruajtur e promovuar punën e realizuar ndër vite në këtë fushë.

“Ta krijojmë një lloj rrjeti këtu në universitet, me idenë që më pas të mund të ndihmojmë në mënyrë më të strukturuar dhe gjithashtu ta përdorim për të ruajtur e për të shfrytëzuar më mirë gjithçka që prodhohet këtu”, u shpreh Rama.

Katedra e Gjuhës Shqipe në “L’Orientale” lidhet me traditën e hershme të studimeve albanologjike në Napoli, të mbështetura ndër vite edhe nga intelektualë arbëreshë. Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Rama ndodhet në Napoli për të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

 

Shqipëria 15 September Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan vijon te mos rikuperojë ndaj monedhës vendase duke mbetur ende nen kuotën e 80 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat