Analiza Postuar më 15 September 2026, 11:34

Turizmi “shtyn” konsumin/ Tregtia me pakicë rritet 6.8%. Shitjet e karburanteve shtohen 8.4%

Nga Scan TV

Renewable-Diesel-1-1024x683.jpg

Konsumi ka vijuar të zgjerohet në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, periudhë që përkon edhe me nisjen e sezonit të fortë turistik. Sipas INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti në 125.0, duke u rritur me 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kundrejt tremujorit të parë, rritja ishte 1.6%. 

Një shtysë për konsumin vjen edhe nga flukset e të huajve. Gjatë prillit, majit dhe qershorit u regjistruan rreth 3.38 milionë hyrje të shtetasve të huaj, afërsisht 7.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Rritja e tregtisë është shpërndarë në të gjitha grupet. Kontributin më të madh e dhanë artikujt jo-ushqimorë, me 2.7 pikë përqindje, të ndjekur nga hidrokarburet me 2.1 pikë dhe ushqimet, pijet e duhani me 2 pikë përqindje. 

Veçanërisht interesante është ecuria e karburanteve. Volumi i shitjeve të hidrokarbureve u rrit me 8.4% në terma vjetorë, pavarësisht presioneve mbi çmimet e naftës nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe problemet me furnizmin. 

Nga ana tjetër, artikujt jo-ushqimorë u rritën me 6.4%, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani me 6%. Edhe tregtia me pakicë pa përfshirë karburantet shënoi një rritje të fortë prej 6.3%, çka tregon se zgjerimi i konsumit nuk është mbështetur vetëm te sektori i hidrokarbureve.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026, tregtia me pakicë u rrit me 1.6%, pas përshtatjes sezonale. Rritjen më të fortë e shënuan hidrokarburet me 2.1% dhe artikujt jo-ushqimorë me 1.9%, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani u rritën me vetëm 0.4%.

Ky trend tregon se konsumi po mbetet një shtyllë e rëndësishme e aktivitetit ekonomik. Rritja e shitjeve të karburanteve mund të lidhet me lëvizshmëri më të lartë dhe turizmin, ndërsa zgjerimi i shitjeve të ushqimeve dhe artikujve të tjerë sinjalizon një kërkesë më të fortë nga konsumatorët.

Shqipëria 15 September Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan vijon te mos rikuperojë ndaj monedhës vendase duke mbetur ende nen kuotën e 80 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat