Shqipëria Postuar më 15 September 2026, 11:13

Ngritja e kooperativave të energjisë - ERE nxjerr rregullat për procedurat dhe anëtarësimin, kushtet për funksionimin e skemës

Nga Ola Mitre

energyyyy.jpg

Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim dy dokumente, që përcaktojnë procedurat për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, si dhe marrëdhëniet mes komunitetit dhe anëtarëve të tij.

Komunitetet e Energjisë së Rinovueshme të njohura ndryshme edhe si kooperativa energjetike janë subjekte juridike ku qytetarë, biznese apo aktorë të tjerë bashkohen vullnetarisht për të prodhuar, konsumuar, depozituar dhe ndarë energjinë e prodhuar nga burime të rinovueshme. Ky model u mundëson anëtarëve të përfitojnë drejtpërdrejt nga energjia e prodhuar brenda komunitetit, duke nxitur vetëprodhimin dhe përdorimin e energjisë së pastër. Në varësi të mënyrës së organizimit dhe konsumit, këto organizime ndihmojë edhe në uljen e kostove të energjisë për anëtarët.

Sipas projekt-rregullores të ERE-s, regjistrimi është i detyrueshëm për çdo komunitet që kërkon të ushtrojë të drejtat dhe aktivitetet e parashikuara nga kuadri ligjor, por nuk zëvendëson licencat apo autorizimet që mund të kërkohen për aktivitete të veçanta në sektorin elektrik.

Sipas dokumentit, kërkesa do të paraqitet nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit dhe duhet të përmbajë, ndër të tjera, formën juridike, listën e anëtarëve themelues, aktivitetet që do të kryhen, kapacitetin e instaluar dhe vendndodhjen e impianteve. Për komunitetet me kapacitet mbi 100 kW kërkohet edhe një plan biznesi me vlerësim teknik dhe financiar për pesë vitet e para.

Paralelisht, ERE ka hartuar edhe Marrëveshjen Tip për anëtarësimin në një Komunitet të Energjisë së Rinovueshme. Dokumenti përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe parashikon që përmes komunitetit anëtarët mund të marrin pjesë në prodhimin, konsumin, depozitimin, ndarjen dhe, sipas rastit, shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme.

Anëtarësimi do të jetë i hapur dhe vullnetar, ndërsa pjesëmarrja në komunitet nuk i heq konsumatorit të drejtat që ka si klient fundor. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat