QKB thellon bashkëpunimin me Italinë - Shërbime më të shpejta dhe digjitale për biznesin

Qendra Kombëtare e Biznesit ka pritur në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria informatike e Dhomave të Tregtisë Italiane, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale për biznesin.
Takimi vijon një vizitë të ekipit të QKB-së në Padova, në prill, ku u njoh me eksperiencën italiane në administrimin e informacionit të biznesit dhe zgjidhjet teknologjike të përdorura nga sistemi i Dhomave të Tregtisë në Itali.
Drejtori i Përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi, tha se synimi është që shkëmbimi i eksperiencave të shndërrohet në projekte dhe zgjidhje konkrete, të përshtatura me nevojat e bizneseve shqiptare.
Sipas tij, prioritet mbetet thjeshtimi i marrëdhënies së biznesit me administratën publike, përmes shërbimeve më të shpejta, transparente dhe gjithnjë e më të digjitalizuara.
Gjatë misionit teknik, palët u fokusuan në dy drejtime kryesore: regjistrat e administruar nga QKB dhe teknologjinë e informacionit dhe infrastrukturën digjitale.
“Objektivi përfundimtar i këtij bashkëpunimi duhet të jetë shumë praktik: shërbime më të mira për biznesin, informacion me cilësi më të lartë, më shumë ndërveprueshmëri mes institucioneve dhe një administratë publike më efikase”, deklaroi Llazi.
Edhe drejtori i InfoCamere, Paolo Ghezzi, shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të vënë në dispozicion ekspertizën teknologjike italiane për zhvillimin e shërbimeve digjitale në Shqipëri.
Bashkëpunimi shihet si i rëndësishëm edhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht për forcimin e kapaciteteve administrative dhe teknologjike dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.
Siguri për sistemin financiar - Banka Qendrore e Kosovës, likuiditet shtesë në euro për raste emergjente
Banka Qendrore e Kosovës ka marrë konfirmimin për përfshirjen në mekanizmin e avancuar EUREP të Bankës Qendrore Europiane, një instrument që u mundëson......
Vuçiç ndryshon strategji - Mes protestave studentore njofton dorëheqjen dhe kandidon për kryeministër
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të largohet nga posti më 27 shtator dhe do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme......
Danimarka kërkon punëtorë - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mes 16 vendeve të përzgjedhura për rekrutim
Danimarka do të hapë nga 1 janari 2027 një skemë të re punësimi për shtetasit e 16 vendeve jashtë Bashkimit Evropian, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e......
Investitorët sjellin para’ të reja/ Kapitali i ri merr peshën, fitimet e riinvestuara tërhiqen
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në gjysmën e parë të vitit 2026, duke prekur shifrën e 1.14 miliardë eurove, sipas të......
Pikë referimi, kryeministri Edi Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në......
“Mungesë mbështetje” Bekim Sejdiu njofton se tërhiqet nga kandidimi për president të Kosovës
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për president të Kosovës për shkak të, siç tha, mungesës së nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e......
Forcohet rrjeti i sigurisë financiare, Banka Qendrore e Kosovës pranohet në mekanizmin EUREP
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka pranuar konfirmimin për përfshirjen e saj në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për transaksionet REPO me......
Frenimi i zhvillimit, Sam Altman "ngrin" ofertën publike fillestare të OpenAI
Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se kompania që krijoi ChatGPT nuk do të dalë në bursë këtë vit, duke përmendur rreziqet e sigurisë që lidhen......

