Vuçiç ndryshon strategji - Mes protestave studentore njofton dorëheqjen dhe kandidon për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të largohet nga posti më 27 shtator dhe do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit. Vendimi vjen pas gati dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit.
Vuçiç, i cili ka qenë në krye të politikës serbe si president ose kryeministër për rreth 12 vjet, tha se do t’i drejtohet kombit në mbrëmjen e dorëheqjes për të falënderuar mbështetësit e tij. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën prej tij në qershor.
Ndërkohë, mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Beograd në mbështetje të lëvizjes “Studentët fitojnë”. Kandidatët e saj kanë dorëzuar firmat e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa disa parti opozitare kanë deklaruar se do ta mbështesin lëvizjen studentore.
Protestat nisën pas shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona. Studentët dhe opozita akuzojnë Vuçiçin dhe aleatët e tij për korrupsion dhe kontroll mbi mediat, akuza që ata i mohojnë.
Studentët kërkojnë një ndryshim të sistemit dhe institucione më të pavarura. Përballja në zgjedhjet e tetorit pritet të jetë një test i rëndësishëm për pushtetin e gjatë të Vuçiç dhe për lëvizjen e re studentore.
Danimarka kërkon punëtorë - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mes 16 vendeve të përzgjedhura për rekrutim
Danimarka do të hapë nga 1 janari 2027 një skemë të re punësimi për shtetasit e 16 vendeve jashtë Bashkimit Evropian, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e......
Investitorët sjellin para’ të reja/ Kapitali i ri merr peshën, fitimet e riinvestuara tërhiqen
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në gjysmën e parë të vitit 2026, duke prekur shifrën e 1.14 miliardë eurove, sipas të......
Pikë referimi, kryeministri Edi Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në......
“Mungesë mbështetje” Bekim Sejdiu njofton se tërhiqet nga kandidimi për president të Kosovës
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për president të Kosovës për shkak të, siç tha, mungesës së nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e......
Forcohet rrjeti i sigurisë financiare, Banka Qendrore e Kosovës pranohet në mekanizmin EUREP
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka pranuar konfirmimin për përfshirjen e saj në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për transaksionet REPO me......
Frenimi i zhvillimit, Sam Altman "ngrin" ofertën publike fillestare të OpenAI
Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se kompania që krijoi ChatGPT nuk do të dalë në bursë këtë vit, duke përmendur rreziqet e sigurisë që lidhen......
Greqi, dita e parë e shkollës nis me mungesa, 8500 vende të lira pune për mësues
Më shumë se 1,000 edukatore kopshtesh dhe mësues mungojnë në shkollat greke, ndërsa kërkesa për mësim normal tejkalon 8500 që në ditën e parë të shkollës......
Dita e Parë e Shkollës, Tatimet: Prindër mos harroni që shpenzimet për arsimin zbriten nga baza tatimore
Në ditën e parë të shkollës, bashkë me urimin, administrate tatimore u ka rikujtuar prindërve që kanë të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë se mund të......

