Shqipëria Postuar më 14 September 2026, 18:45

Dita e Parë e Shkollës, Tatimet: Prindër mos harroni që shpenzimet për arsimin zbriten nga baza tatimore

Nga Scan TV

tatimet.jpg

Në ditën e parë të shkollës, bashkë me urimin, administrate tatimore u ka rikujtuar prindërve që kanë të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë se mund të përfitojnë zbritje deri në 100,000 lekë për shpenzimet e arsimit të fëmijëve. Por si ka ndodhur edhe më parë vetëm duke patur faturat e shpenzimeve arsimore mund të kthehet zbritja tatimore.

 

Në postimin e tatimeve thuhet:

Gëzuar Ditën e Parë të Shkollës!

Administrata Tatimore iu kujton prindërve se shpenzimet për arsimimin e fëmijëve mund të zbriten nga baza tatimore.

Prindërit apo kujdestarët ligjorë me të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë zbritje deri në 100,000 lekë për shpenzimet e arsimit të fëmijëve në ngarkim.

Përfitimi realizohet përmes deklarimit në DIVA, dhe kërkesa për rimbursim paraqitet nëpërmjet e-Filing së bashku me faturat e shpenzimeve tatimore.

Mos harroni të merrini faturat e shpenzimeve arsimore për të përfituar zbritjen tatimore që ju takon.

Formula e Suksesit 14 September Klegia Troksi dhe Fatos Çoçoli

Formula e Suksesit

Çdo të premte ora 20:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat