Çmimet “nën lupë” - Musabelliu: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

Çmimi i të njëjtit produkt mund të ndryshojë nga një market në tjetrin, por konsumatori shqiptar sot nuk ka një pasqyrë të unifikuar për t’i krahasuar. Kjo pritet të ndryshojë me platformën e re të Ministrisë së Ekonomisë, e konceptuar si një “Price Watch” për tregun vendas.
“Ne kemi nisur punën për ngritjen e një platforme të ngjashme, e cila do të quhet Pasqyra ose Price Watch. Ajo do të ketë fillimisht kategori bazë të produkteve të shportës, oriz, makarona, vaj, fruta, perime, detergjentë e me radhë, dhe pastaj do të pasurohet me kalimin e kohës, ndërkohë që do të shtrihen urat e bashkëpunimit mes rrjeteve të supermarketeve dhe institucioneve publike, për të përfshirë pothuajse të gjitha produktet e shportës. Synimi është rritja e transparencës për konsumatorin, por njëkohësisht edhe nxitja e konkurrencës mes tregtarëve të ndryshëm për të krijuar presion në reduktimin e çmimeve.”
Platforma do t’i ndajë produktet sipas kategorive, rrjeteve të supermarketeve dhe zonave ku tregtohen. Synimi është që qytetari të mund të shohë jo vetëm sa kushton një produkt, por edhe ku e gjen atë me çmimin më të ulët. Sipas ministrisë, baza e të dhënave mund të shkojë në mbi 10 mijë produkte. Por qeveria nuk synon vetëm të tregojë ku është çmimi më i lartë. Nisma e dytë lidhet me gjurmimin e produktit përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, për të kuptuar se në cilën hallkë shtohet kostoja.
“Për perimet që prodhohen në Shqipëri, procesi nis me fermerin, kalon te grumbulluesi, ndërmjetësi dhe pastaj te tregtari. Për mallrat e konsumit që importohen, nis me çmimin me të cilin hyjnë në doganë dhe pastaj me të gjitha hallkat e tjera të zinxhirit të furnizimit. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë më qartë se në cilën hallkë të zinxhirit ndodh rritja e çmimeve, e më pas të adresojmë përmes politikave specifike këtë rritje qoftë kosto qira, transporti, apo pengesa të tjera. Identifikimi i marzhit ose i hallkës ku ndodh rritja e çmimeve patjetër që do të na ndihmojë të hartojmë politika më të mirëmenduara dhe më efektive për trajtimin e këtij shqetësimi.”
Nga fermeri te grumbulluesi, ndërmjetësi e deri te tregtari, synimi është të përcaktohet se ku krijohet diferenca në çmim. Dy nisma që, sipas qeverisë, duhet të rrisin transparencën, konkurrencën dhe presionin për çmime më të favorshme për konsumatorin.
10 mijë lekë për hektar - Mbi 20 mijë fermerë përfitues në fazën e parë
Fermerët do të përfitojnë 10 mijë lekë për hektar për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore nga Skema Kombtëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 . Në fazën......
Fillon shkolla! - 25 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë
Nxënësit në të gjithë vendin kanë filluar këtë të hënë vitin e ri shkollor, ndërsa 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës”. Dita e parë,......
Fluturimet gjatë verës/ Shqipëria mes vendeve me rritje të lartë të trafikut ajror
Shqipëria ka qenë ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të trafikut ajror gjatë muajve të verës 2026. Sipas raportit të fundit të EUROCONTROL, gjatë......
Më pak investime jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja
Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të......
IA në mësime? Pothuajse gjysma e nxënësve shqiptarë e përdorin çdo javë
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme edhe në arsim, duke u përdorur nga nxënësit për të mbështetur procesin e të mësuarit, për të......
Katastrofat tronditin sigurimet - Dëmet rriten, pronat nënvlerësohen dhe kostot e rindërtimit krijojnë një tjetër faturë
Katastrofat natyrore po krijojnë një problem të ri për tregun e sigurimeve: jo vetëm sa dëm shkaktohet, por nëse prona ishte siguruar për vlerën reale që do......
Arsimi, faturë 277 mln euro/ Shërbimet zënë rreth 3.3% të buxhetit të familjeve
Dita e parë e shkollës rikthen vëmendjen jo vetëm te bankat, librat dhe nxënësit, por edhe te fatura që arsimi përfaqëson për familjet shqiptare. “Scan Intel”......
“Të zgjedhim presidentin” - Kurti kërkon kompromis politik dhe kundërshton rikthimin në zgjedhje
Pas zhvillimeve të djeshme politike në Kosovë, çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet ende pa zgjidhje. Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje liderëve......

