Shqipëria Postuar më 14 September 2026, 12:37

Fillon shkolla! - 25 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë

Nga Fabjona Pasho

shkolla femije klase

Nxënësit në të gjithë vendin kanë filluar këtë të hënë vitin e ri shkollor, ndërsa 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës”.

Dita e parë, shoqërohet me emocione nga prindërit dhe fëmijët, veçanërisht ata që janë në klasë të parë.

Një prej risive kryesore është zgjerimi i programit “Pas Shkolle”në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë, për të cilin prindërit dhe gjyshërit shprehen se është një lehtësi. 

Ndërkohë, këtë vit është evidentuar edhe një lëvizje nga arsimi privat drejt atij publik, me rreth 1200 transferime. 

Sa i përket sigurisë në shkolla, gjatë këtij viti janë angazhuar rreth 400 oficerë policie, ndërsa në kryeqytet ka filluar projekti pilot “Smart City” në 20 shkolla, ku janë instaluar kamera inteligjente.

Gjithashtu, nxënësit e klasave të I, të VI dhe të X, këtë vit do të mësojnë me kurrikulën e re. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat