Ulja e konsumit të energjisë - Plani Kombëtar deri në 2030. Në fokus, ndërtesat, bizneset dhe industria

Frenim i rritjes së konsumit të energjisë deri në fund të dekadës, përmes një sërë masash që prekin familjet, ndërtesat publike, bizneset dhe industrinë”. Gjithçka parashikohet në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, që vendos një pikësynim prej 8.4% për kontributin kombëtar në eficiencën e energjisë, ndërsa përcakton edhe kufijtë e konsumit që duhet të arrihen në vitin 2030.
Sipas dokumentit të miratuar së fundmi nga qeveria, konsumi primar i energjisë në vitin 2030 synohet të kufizohet në 2.5 Mtoe, ndërsa konsumi final në 2.4 Mtoe. Këto tregues përfshijnë të gjitha format e energjisë së përdorur në ekonomi, nga energjia elektrike dhe karburantet, te biomasa dhe burimet e tjera.
Një nga fushat kryesore ku kërkohet reduktimi i nevojës për energji janë ndërtesat. Plani parashikon përmirësimin e performancës energjetike të stokut ekzistues, përmes rinovimit të ndërtesave, termoizolimit dhe ndërhyrjeve në sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Masat shtrihen si në sektorin rezidencial, ashtu edhe në ndërtesat publike.
Në sektorin publik, eficienca lidhet edhe me rolin që administrata duhet të ketë si shembull në reduktimin e konsumit, përmes rinovimit të godinave dhe përdorimit të pajisjeve dhe teknologjive më eficiente. Ndërkohë, për familjet, përmirësimi i performancës së banesave synon të reduktojë sasinë e energjisë së nevojshme për ngrohje, ftohje dhe përdorime të tjera.
Masat e eficiencës shtrihen edhe në sektorin privat dhe industri, përmes përmirësimit të proceseve dhe pajisjeve, auditimeve energjetike dhe sistemeve të menaxhimit të energjisë. Qëllimi është që rritja ekonomike të mos shoqërohet me të njëjtin ritëm rritjeje të konsumit.
Kursimi i energjisë konsiderohet një nga instrumentet për përmbushjen e objektivave të Shqipërisë për vitin 2030, krahas zgjerimit të prodhimit nga burimet e rinovueshme. Reduktimi i nevojës për energji ul njëkohësisht kostot për konsumatorët, nevojën për prodhim apo importe dhe shkarkimet e gazeve me efekt serrë.
Konflikti për pronën - ERE: Energjia, jo mjet presioni në konfliktet civile
Një konflikt për pronën, qiranë apo përdorimin e një apartamenti nuk duhet të përfundojë me ndërprerjen e energjisë elektrike. Ky është qëndrimi i Bordit të......
“Zanati” fiton terren - 17 mijë nxënës në arsimin profesional
Për vite me radhë, arsimi profesional ka qenë një nga përgjigjet e kërkesës së tregut për punonjës të kualifikuar. Dhe shifrat tregojnë se zgjedhja për një......
Goditje e re për ushqimet - Çmimet rriten nga moti ekstrem dhe luftërat, sheqeri “kërcen” me 12%
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm gjatë gushtit, të ndikuara nga temperaturat e larta, kushtet e pafavorshme atmosferike, konfliktet dhe......
Ekonomia globale nuk ndalet - FMN pret rritje 3% në 2026, por energjia dhe borxhi mbeten shqetësim
Ekonomia botërore po tregohet më e qëndrueshme nga sa pritej përballë goditjes së energjisë të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Fondi Monetar......
Ekonomitë më të forta të BE - Portugalia kryeson punësimin, ndërsa Irlanda rritjen e PBB
Portugalia po renditet ndër ekonomitë më dinamike të Bashkimit Europian, veçanërisht sa i përket punësimit. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se......
Kanadaja drejt BE-së/ Përplasja tregtare me SHBA-në shtyn Otavën të afrohet me Evropën
Kanadaja po shqyrton një afrim të paprecedentë me Bashkimin Evropian, ndërsa përplasja tregtare me Shtetet e Bashkuara po e shtyn Otavën të kërkojë partnerë......
Nafta, sërish mbi 100 Usd - Sulmet në Arabinë Saudite dhe anijet në Gjirin Persik rrisin frikën për furnizimet
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% të hënën, pas sulmeve të reja ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile në Arabinë Saudite, si dhe goditjeve ndaj......
Peshkimi, monitorim 24 orë - GPS dhe kamera, kontroll i ri për flotën shqiptare
Anijet shqiptare të peshkimit do të jenë gjithnjë e më shumë nën monitorim elektronik. Gjurmim i pozicionit, raportim digjital i sasive të peshkuara dhe, për......

